Publikuar më: 18 Prill, 2011

Konkursi për Noter, njoftimi vetëm online

Më datën 20 prill kandidatët për noter do të konkurojnë për vendet vakant nëpër rrethe. Ky njoftim ka dalë vetëm në faqen elektronike të Ministrisë së Drejtësisë si dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

Por, kandidatët si dhe vendet bosh janë nga të gjitha skajet e vendit, si në Komuant e Dibrës, në Bashkinë Maliq, Cërrik etj dhe jo të gjithë këta banorë kanë akses në internet, apo janë vizitorë të rregullt të faqes së internetit. Ndërkohë që të drejtën e informimit duhet ta gëzojë gjithëkush.

Në ligjin e Noterisë së ndryshuar është hequr detyrimi për t’a botuar këtë njoftim në 3 prej mediave më të ndjekura dhe është lënë vetëm detyrimi për botimin në Fletoren Zyrtare, që duhet thënë se nuk botohet rregullisht për mungesë fondesh dhe vec të tjerave hyn në fuqi `15 ditë pas botimit në të, ndërkohë që urdhëri për celjen e afatit për konkursin e noterisë është firmosur nga Ministri I Drejtësisë Nishani, në datën 11 prill, kërkesat mbyllen në datë 18 prill dhe konkursi zhvillohet në datë 20 prill.

Në shumë prej ligjeve për mungesë fondesh buxhetore është hequr detyrimi për të kryer njoftimin me anë të mediave, duke u zvendsuar me njoftimet elektronike. Dhoma kombëtare e noterisë ka paditur amendimet e ligjit të noterisë në Gjykatën e Strazburgut dhe sëfundi kjo ankesë është pranuar për shqyrtim nga Gjykata Evropiane e Të drejtave të Njeriut në Strazburg, thelbi I padisë është se rregullat e konkurimit për noter vendosen nga Ministria e Drejtësisë njësoj si për një punonjës së saj, apo administratës publike. D.Xhoga