Publikuar më: 25 Maj, 2011

Testi i parë i Maturës Shtetërore, ai i gjuhës shqipe dhe i letërsisë

Ekspertët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë nisur punën për hartimin e testit të parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Teza që do të plotësojnë maturantët më 1 qershor, do të përmbajë pyetje me alternativë dhe zhvillim dhe në total, do të vlerësohet me 50 pikë.

Lidhur me procedurat, teknikat si dhe metodologjinë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar zyrtarisht udhëzimin në faqen zyrtare te saj.

Për këtë maturë, do të vazhdojë të ndiqet e njëjta procedurë vlerësimi, ashtu si dhe një vit më parë.

Provimi i parë starton më 1 qershor dhe është pikërisht provimi i gjuhë-letërsisë.