Publikuar më: 25 Korrik, 2011

Izraeli në alarm, mafia dhe zyrtarë shqiptarë në transaksione e fshehje pasurie

Qeveria izraelite konfirmon shqetësimin e saj se mafia shqiptare dhe zyrtarë të vendit tonë kanë hedhur tentakulat e tyre në bankat e këtij vendi dhe anasjelltas. Autoritetet zyrtare, Zyra e Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave, ka kërkuar bashkëpunimin me palën shqiptare nbë këtë drejtim.

Siç raporton “Gloob”, në këto hetime është përfshirë edhe struktura e Antiterrorit apo Financimeve të Dyshimta. Pas sinjaleve që ka marrë se persona të skeduar dhe të rezikshëm po kryejnë transaksione të frikshme dhe fshehje pasurie në të dy drejtimet, Izraeli ka kërkuar të firmosë me urgjencë bashkëpunimin me palën shqiptare për t’i hetuar të gjitha rastet dhe vënë para përgjegjësisë.

Kujtojmë se Izraeli ka një luftë të dyfishtë edhe për shkak të çështjes së palestinës me Hamasin dhe për antiterrorizmin. Pikërisht transaksionet terroriste që mundësojnë kontigjentët shqiptarë në bankat e niveleve të dyta kanë vënë në lëvizje agjenturat izraelite apo shërbimin sekret për të parandaluar ndonjë akt terrorist.

Gloob shkruan se “Izraeli përveç Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më të ngushtë në hetime me SHBA-të dhe Indinë”. Marrëveshja konsiston kryesisht në investigime të inteligjencës (shërbimit sekret) për pastrimin e parave dhe transaksionet. Marrëveshja theksohet se është arritur në Gjermani, në takimin e “Egmont Group Financial Group Intelligent Units”, ku morën pjesë 27 vende të tjera.

Ministri i Drejtësisë, Dr. Guy Rotkopf, tha se “ky është një hap i rëndësishëm në bashkëpunimin ndërkombëtar midis vendeve tona për luftën kundër pastrimit të parave për vepruar me forcën e ligjit dhe për të thelluar marrëdhëniet mes Izraelit dhe vendeve të tjera”.