Publikuar më: 2 Shtator, 2011

Ekskluzive/ Mafia shqiptare do pastrojë dhe investojnë paratë e pista në Honduras

Informacione të besueshme nga Hondurasi flasin për një aktivitet mafioz të frikshëm. Duket se zbulimi i fakteve nga Uikiliks për Shqipërinë dhe grupet mafioze të përziera me politikanë, kanë vënë në lëvizje këta të fundit për të lëvizur pasuritë e tyre të fshehura nëpër banka. Vizita e fundit e presidentit të Hondurasit është përcjellë me shumë çudi në mediat vendase, nga analistë, politikanë dhe ekspertë.

Pyetja që po bëhet në këtë vend ku mbizotëron varfëria dhe problemet e krimit të organizuar, me 15 të vrarë çdo ditë, është se përse presidenti Lobo ka zgjedhur Shqipërinë dhe Kosovën për vizitë të shkurtër. Por ky “fund i botës” sipas dyshimeve të ngritura dhe fijeve të ndërthurura të krimit, rezulton të jetë bërë me një qëllim që fshihet pas termit “investime”. Zyrtarisht deklarohet se Hondurasi shpreson të marrë eksperiencë për të goditur krimin e organizuar në vendet e Evropës Lindore.

Dy prej tyre janë Shqipëria dhe Kosova. Pikërisht eksperienca kërkohet nga dy vendet më të lodhura të Evropës që për vete marrin eksperiencë, fonde milionëshe për trajnime e stërvitje për të luftuar mafien dhe nuk ia arrijnë dot sepse dalin të lidhur vetë me të. Por ka dhe një arsye tjetër më të frikshme. Pikërisht investimet në energjetikë, edukim dhe çështje sociale në Honduras nga Shqipëria dhe biznesmenët shqiptarë. Pra bëhet fjalë për transaksione parash të mafias dhe krimit të organizuar, pastrim i tyre nëpërmjet bankave në Honduras dhe qeverisë së këtij vendi dhe më pas hedhja në investime konkrete. Ndërtime veprash si hidrocentrale dhe pse jo ngritje godinash, shkollash e spitalesh.

Biznesmenët shqiptarë po gjuajnë rëndshëm në Amerikën Qendrore, aty ku kryqëzohen të gjitha rrugët e kokainës kolumbiane, në gjueti të të cilave është vënë qeveria e SHBA-ve. Duket se presidenti i Hondurasit ka mirëpritur këtë ofertë shqiptare me idenë për të rindërtuar vendin dhe për këtë i duhen para. Por kur nuk ka vetë Shqipëria para, pyetet se ku do i gjejë. Dhe për këtë gjë mendojnë ish-ministra që tashmë janë nën akuzë për korrupsion, të cilët kanë kryer disa vizita në vendin e largët me pretekstin e njohjeve për Kosovën. Por sot na u zbardh se nuk ka qenë qëllim njohja e Kosovës, por se si të fshihen paratë e trafiqeve, mafias, krimit dhe se si të kooptohet modeli i drejtimit të shtetit me shëmbëlltyrë Shqipërinë. Nuk e dimë ende se si do të pritet vizita 8 orëshe e Lobos në Tiranë dhe takimi i tij me kryeministrin Berisha, por është e sigurtë se një “tajfun” i ri diplomatik dhe politik po i afron Shqipërisë në këto momente, ku i gjithë krimi dhe politika e përlyer po kërkon të pastrohet në brigjet e Amerikës, vetëm pak kilometra nga kufiri i SHBA-ve.

Tashmë Uikiliks duket se nuk po i mjafton qeverisë shqiptare, por duket se pret ndonjë deklaratë direkte nga Hillari Klinton dhe vetë numri një i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama. Dhe me këto gjasa të triangonales Rusi-Kinë-Bota Arabe, duket se mesazhi do i vijë më i qartë se kurrë më parë.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. landi thotë:

    AMa-news ju thoni po afrohet nje tajfun politik. Keni thene me pare qe kjo do jete vjeshta e fundit e Berishes, viti i fundit i Lulzimit. Me gjithe urimin qe te keni te drejte, po te shohesh opoziten shqiptare duket qe e ka vendosur qe ta mbaj lulin dhe saliun deri ne vitin 2013, kshuqe mos u lodhni kot.