Kush e vrau Fatmir Xhindin dy muaj para zgjedhjeve 2009, kush e liroi Ben Qimen ?
Mbase tani ka ardhur koha që e vërteta të dalë sheshit. Mbase shqiptarët do tëp resin dhe pak, po kurrë nuk është vonë. Bëhet fjalë për dy skandale që Wikileaks i kap në mënyrë sipërfaqësore apo të drejtpërdrejtë. Lirimi i Ben Qimes së Fierit nga burgu, ndërsa akuzohej për një vrasje të kryer në Tiranë për çështje droge në 2002. Dhe vrasja e Fatmir Xhindit, deputetit të Partisë Socialiste zona e Roskovecit, dy muaj para zgjedhjeve të vitit 2009.
Dhe pas këtyre dy pyetje të tjera. Përse u lirua Ben Qimja dhe sa pagoi, ndërsa informacionet flasin për 300 mijë euro dhe disa shërbime elektorale. Përse në Roskovec nuk votohet më e majta pas vrasjes së Fatmir Xhindit?. Mbase Wikileaks ka përgjigje dhe për këto, por mbase i mbetet prokurorisë që t’i zbardhë me ngadale, sepse tani zogu i erdhi në dorë.
Dje akuzoheshin ministri Sokol Olldashi dhe ish-ministri Enkelejd Alibeaj, se ne lidhje me Fatmir Kajollin, nje eksponent te trafiqeve te droges, kane liruar kriminele nga burgui per te fituar vota. Po keshtu akuzohej edhe Lulzim Basha per te njejten gje ne Elbasan. Ndersa akuza hidheshin edhe ndaj deputeteve socialiste Gramoz Ruçi, Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi.








