Për çfarë pavarësie na foli Shpresa Beçaj?!
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, na tha sot se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe të zbatoj ligjet me korrektësi. Nuk ka rëndësi para kujt e bëri deklaratën, cilin takoi dhe nga ku foli. Rëndësi ka që foli pikërisht Shpresa Beçaj, i vetmi njeri i drejtësisë që nuk ka as të drejtën më të vogël të moralit për të dalë para teleshikuesve apo qytetarëve.
Më e pakta duhet të kishte dhënë dorëheqjen që prej përmendjes së emrit të saj në video-përgjim nga Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion dhe që ajo vetë tani po e gjykon. Mos kujton Beçaj se tani që ajo flet për pavarësi dhe zbatim ligji, shqiptarët do e kapërdijnë këtë “koqe ulliri”. Beçaj është personi i parë nga fillon apo duhet të fillojë reformimi i drejtësisë. Viktimat më të mëdha të krimeve po dalin nga shkallët e saj të gjyqësorit. Ju freskojmë pak kujtesën. Skerdilajd Konomi u vra pasi fitoi çështjen në Gjykatën e Lartë, Arjan Selimi sepse u lirua nga Gjykata e Lartë, Fatmir Mediu sepse i kthehu imunitetin Gjykata e Lartë, Lulzim Basha sepse i mbaroi procedurën Gjykata e Lartë.
Para se të flasë për pavarësi në gjyqësor, Beçaj duhet të lajë gojën e saj të pistë dhe të bëjë një transfuzion të gjakut, sepse ka infektuar të gjithë sistemin gjyqësor dhe po e kalb nga dita në ditë.









Zonja Beci ka pergjegjesi per gjendjen e Drejtesise. Ka pergjegjesi si shume te tjere, por jo me shume se politika. Pra vlen te kritikohet, por ne kete rast eshte teperuar. Njoftimi eshte shkruar per ta denigruar dhe kjo nuk i ben nder agjencise suaj.