Provat/ Zbulohen mashtrimet Berisha-Haxhinasto, për takimet Klinton-Obama
Për të gjithë lexuesit e agjencisë AMA, për shkak të konfuzionit që është krijuar për vizitën e kryeministrit Sali Berisha në SHBA dhe zëvendësit të tij Edmond Haxhinasto, po japim një sqarim të plotë dhe me prova. Zyra e Kryeministrit dhe Ministrit kanë njoftuar këto ditë zhvillimin e takimeve të rëndësishme me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe Presidentin Barack Obama.
Agjencia siguron lexuesit e saj se përveçse një shtrëngimi spontan duarsh (edhe kjo e dyshimtë), nuk bëhet fjalë për asnjë takim zyrtar të programuar, mbi tema të ditës si zhvillimi, kriza, NATO, terrorizmi, politika dhe ekonomia. Më poshtë do ju rendisim me axhendat e datave 19-22 shtator të detajuara takimet që kanë pasur në të vërtetë Klinton dhe Obama. Në ditën e parë një takim i Klinton me presidenten kosovare Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.
Kurse sot një parashikim takimi i nënsekretarit të Departamentit, Uilliams Burns me kryeministrin Berisha, i konsideruar me dyer të mbyllura, top-sekret. Edhe presidenti Obama ka prit presidenten kosovare dhe kryeministrin Thaçi. Edhe ne faqen e fotografive të dy liderëve amerikanë nuk ka foto me asnjë prej drejtuesve shqiptarë. Pra këto ishin mashtrimet e radhës të kryeministrit dhe ministrit shqiptar. Haxhinasto pretendon se ka takuar Klinton, mirëpo kjo nuk mund të ketë ndodhur në ministerialin e Antiterrorizmit të mbajtur sot, për shkak se ka qenë thjesht një drekë ku mund të ketë pasur vetëm shtrëngim duarsh. Edhe në axhendën personale të Klinton, që mund ta lexoni më poshtë të ploitë, nuk përmendet Haxhinasto, por shumë ministra dhe lider të tjerë.
I themi liderëve tanë që të mos bëhen bozë para popullit të tyre dhe të gjejnë mashtrime më të këndshme dhe bindëse se këto që japin nga zyrat e shtypit apatike. Edhe një herë të plota katër ditët e axhendës së Klinton e Obama me datë dhe orë;
Shtepia e Bardhe, axhenda e Barack Obamës:
23 shtator
http://www.whitehouse.gov/schedule/president
22 shtator
http://www.whitehouse.gov/schedule/president/2011-09-22
21 shtator
http://www.whitehouse.gov/schedule/president/2011-09-21
20 shtator
http://www.whitehouse.gov/schedule/president/2011-09-20
19 shtator
http://www.whitehouse.gov/schedule/president/2011-09-19
Departamenti Amerikan i Shtetit, axhenda e takimeve:
Data 23 shtator
http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2011/09/173819.htm
22 shtator
http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2011/09/173354.htm
21 shtator
http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2011/09/172871.htm
20 shtator
http://www.state.gov/r/pa/prs/appt/2011/09/172775.htm
19 shtator








