Publikuar më: 11 Nëntor, 2011

A po përgatit Berisha një ’97-të të dytë ?!

Atëkohë ishin Piramidat. Këtë herë është buxheti i shtetit dhe borxhet, bashkangjitur kriza globale ekonomike dhe e Euros. Në vitin 1996 qytetarët mbyllën pasuri në “banka personale individësh”, aktualisht i mbyllin në Bankën e Papërgjegjshme të Shqipërisë së Ardian Fullanit. Atëkohë firmat piramidale morën aq shumë para borxh, sa me fitimet që nxirrnin nuk mund të shlyenin dot likuiditetet e kreditorëve, përjashto ndonjë aty këtu, që njihte biznesin e mirëfilltë.

Aktualisht bankat nuk mund të mbajnë dot me para më qeverinë “Berisha” prej huave që ka marrë, dhe kjo mazhorancë po ndihet si në gjemba për janarin e më tej, kur të nisë të paguajë deri në 30 milionë euro në muaj borxhe kredi. Pyetja është, a do të mbulojë dot shpenzime në rroga dhe pensione ?. Shpresa e fundit mbetet Albpetrol, shitja e plotë e tij në aksione, me qëllim mbushjen e arkës. Thjesht për të shtyrë një apo dy muaj jetë qeverisjeje. Atëkohë kryeministri i sotëm, ish-president, shprehej se “Paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë!”. E bëri qëllimisht, për elektorat, apo nga paaftësia ?. Secila nga këto qoftë, solli për ne shqiptarët atë që nuk do dëshironim të vinte më kurrë. Sepse paratë tona u zhdukën pa nam e nishan, kurse ai tha se ato i mori Fatos Nano me shokë!.

Sot na thotë se buxheti i vitit 2012 është më i madhi ndonjëherë, por llogaritë e ekonomistëve, (e kemi paralajmëruar prej muajit shkurt të këtij viti në agjenci), parathonë si Nostradamusi, se do të jetë e vështirë për të shlyer rrogat edhe pensionet, e se nuk bëhet fjalë për buxhetin që pretendon kryeministri. Atëherë çfarë do të ndodhë ?. Do të rriskoj më tepër në pastrime parash, duke u futur në luftë me gjysmën e botës, BE-SHBA, duke u bërë mik me mafian, apo…..

Asajkohe kishte një armik, SHBA, dhe një emër të përveçëm, Bill Klinton. Sot thuhet se ka mikeshë Hillari Klinton (lobimi Podesta Group), por ka armik Bashkimin Evropian, këtë herë një emër të përgjithshëm, Stefan Fule. Me hir apo pahir, Evropa po hyn në hullitë e krizës dhe nevojës për ndryshim. Shqipëria mbetet në autokratikun që merret me “thashetheme” mëhalle. Kështu bënte dhe atëkohë. SHBA i thoshte të ndryshonte. Kishte vjedhur dy palë zgjedhje, 26 maj 1996 nën hurin e kërbaçin, e lokalet e tetorit nën thundrën e përdhunës. Sot që shkruajmë, kur data historike e njeh me gjashtë njësha, 11.11.11., ka vjedhur po dy palë zgjedhje në paradigmë. Të përgjithshmet e 28 qershorit 2009, lokalet e 8 majit 2011. Vetëm emrat e opozitarëve ndryshojnë, por precedentët mbeten të njëjtë. Me kërcënime, rrahje, vrasje, pengmarrje, vjedhje, Kolegj e KQZ.

E certifikoi me dhunë e me pretendimin e “demokracisë funksionale”. Atëkohë Amerika i tha bëji zgjedhjet nga e para në një pjesë të zonave, sot BE i thotë se duheshin hapur kutitë dhe se mandati i Tiranës iu grabit liderit të opozitës. Thjesht kanë ndryshuar formacionet, të paktën edhe për pak kohë sa të puqiten diplomacitë, idetë dhe qëllimet. Sapo Podesta ta dorëzojë me “kokën në tepsi” për ato që ka bërë, nëse do e dorëzojë. Por ujërat duket se po rrjedhin, për fat të keq, në të njëjtën hulli, e për të dytën herë. Ndryshe nga sa tha Bill Klinton në 1999, se “uji nuk kalon dy herë në të njëjtin vend!”. Atëkohë president dhe tani kryeministër, Berisha duket se po përsërit historinë. Më 21 janar vrau 4 protestues, më 26 maj 1996 i mori peng dhe i la gjysmë të vdekur, apo burgosi. Pas 21 janarit planifikoi eliminimin fizik të liderit të opozitës, kurse atëkohë burgosi Fatos Nanon. Askush nuk e bindi dot të tërhiqej nga ajo politikë diktatoriale, derisa zaptoi pothuajse gjithçka. Konflikt me Kasacionin e Zef Brozit, që e degdisi nën kërcënime përtej Adriatikut, luftë e hapur me “laviren e bulevardit” Ina Rama dhe emëruesin e saj, presidentin Bamir Topi.  Asnjë tërheqje në llogore, teksa kundërshtari përpiqet ta luftojë me diplomaci e ironi. Edhe atëherë opozita pas 26 majit u shkërmoq pothuajse, sikurse sot ka dhe përplasje, por ende qëndron e bashkuar. Për më tepër kur ndërgjegjja qytetare dhe intelektuale është më e lartë. Duket se ligji i plehrave i bashkoi të gjithë në një llogore kampet, opozita po tërheq më shumë. A thua se këtë herë befasia do i vij prej këtij ligji ?. Nëse në Itali Bossi i Lega Nord rrëzoi dy herë Berluskonin “garip”, a thua se këtë herë, në Shqipëri, do të ketë një “Boss” që do e shembë prej karrigeje ?. Ekonomia… Një gjë duket e qartë për të gjithë. Sa më tepër që zgjaten ditët e këtij pushteti, aq më shumë thellohen dëmet dhe gropa ekonomike dhe aq më i vështirë do të jetë riparimi dhe pasojat që do të lënë tek qytetarët shqiptarë.

A ka planifikuar kryeministri Sali Berisha një 1997 të dytë për të shpëtuar “lëkurën” e tij ?!. Atëherë shpëtoi se të dy kampet u pajisën me armë, pasi vetë shpërtheu depot qëllimisht, për të dhënë idenë se dhe ai mbrohej me armë dhe rreziku u përhap gjithandej, sa asnjë qytetar nuk mund të udhëtonte i parriskuar në rrugë. Frikshëm po shkelim në të njëjtat rrugë. Atëherë SHIK-u në pushtet ishte i fuqishëm, këtë herë SHISH-i institucional pothuajse i pavarur, është i padobishëm. Atëkohë ushtria e pa anëtarësuar ishte rezerviste, këtë herë nuk ka nevojë për të ndërhyrë, sepse ka Gardë e badiguardë të huazuar nga regjimet simbioze. Atëkohë kishte të fortë që nxirrnin gjoksin, tani ka “specialistë” që sajojnë aksidente teknike. Dikur provokonte me polici në mes qyteteve, e arrestime opozitarësh dhe gazetarësh, deri në vrasje në Vlorë, kurse sot hedh provokim tjetër zjarri për Vlorën, duke u thënë qytetarëve se do ndërrojë monumentin e Pavarësisë. Po këtë herë, çfarë të ketë planifikuar vallë..?

Të Shfaqura: 6 Komente
Ja cfarë kënë thënë
  1. zhaku pamposhtur thotë:

    Ne nuk deshirojme te perseritet ngarja e vitit 97.As Europa besoj nuk do ta deshironte kete,por Europa nuk do ta deshironte kete pregatitje apo kete zhgenjim mund ta quajme qe pesoi populli jone, sepse ne do ti hapim pune shume Europes neqoftese kjo e vitit 97 do te perseritet.por me te vertete ka ardhur koha qe me pjekurine politike te liderve tane,neqoftese ka nga ata qe mendojne per interesat e ketij populli te urte, te nenshtruar , te pa fuqishem,te lodhur nga nje grupe njerezish te pa cipe te lidhur me nje pjese te pangopur te punonjesve te BE qe arriten te luajne me popullin me diasporen.KESAJ RADHE JEMI NE POPULLI QE ME DINJITET DUHET TE MBROJME TE DREJTAT TONA ,NEQOFTESE I DESHIROJME KETO TE DREJTA.KESAJ RADHE NA TAKON NEVE TE MARSHOJME PERPARA PER NJE SHQIPERI ME TE VERTETE TE LIRE,DHE MENDOJ QE KY REVOLUTION TE BEHET ME DATE 29 NENDOR,KJO DATE QE KESAJ RADHE DO TE NA LIBEROJE NGA SISTEMI ME I NDYRE I KOHERAVE, NGA KY SISTEME QE BERI TE HUMBESH NOCIONET E FAMILJES, TE HUMBESH NOCINET BAZE TE NJE SHTETI.

  2. Alda thotë:

    Ju kuptoj shume qarte o Ivan i Madh ne fakt kam qene aq e vogel sa te rri 1 ore ne trafik duke u kthyer nga shkolla e mesme nga mitingu i atehershem megjithate dhe Z.Berisha nje M….. si ju te partise se punes eshte… ups me fal partise komuniste… ups se harrova Partise Socialiste se ja keni nderruar nja 3 here emrin… po ne fakt nuk keni faj se vetem te shani dini dhe jo te argumentoni… Madje aq shume shani sa botoni dhe libra…..

  3. Alda thotë:

    Se pari mendoj se Z. Sali Berisha nuk i interesonte ate kohe te bente lufte sepse populli e donte dhe kishte pushtet.
    Se dyti mendoj se 97-ten e krijuan Greko Amerikanet ne mbeshtetje te “Ps” si opozite ku dhe para se t marshonin neper depo kendonin kengen “O djem rrembeni pushket, ja vdekje, ja liri”ne mitingun e tyre.
    Se treti mendoj se edhe po te doje perseri “Ps” apo qofte edhe vete Berisha ta beje perseri……. Nuk do ta lejonte NATO sepse vete Berisha e mendoje kete 97 te dyte te mos behej prandaj dhe u antarsuam ne NATO ku PS beri cmos qe ne mos te antarsoheshim.

    • ivani i madh thotë:

      alda o ke qene e vogel ne ate kohe e smirje vesh se cbehej,o te kane mashtruar njerzit e tu te lidhur me berishen OSE E FUNDIT DO KESH BERE PJESE NE ATE GRUP KRIMINAL TE DREJTUAR PREJ BABAIT TEND SHPIRTEROR .Vetem keto qendrojne se ti mundohesh te hedhesh poshte memorjen e popullit per ato muaj te veshtira te 97 .Shko tregoja ndonje debili keto brockulla e jo neve qe e jetuam.Sa per NATO-n eshte histori tjeter se nuk i plasi per berishen tend po interesat e saja.