Publikuar më: 7 Nëntor, 2011

Ethet e arit/ Skandal qeveritar, i hiqet licenca minerale kanadezes “Empire”

Firma gjigante kanadeze e kërkimit të mineraleve dhe minierave “Empire Mining Corporation”, ka ndaluar operimin e saj në Shqipëri, pasi më parë, në muajt e verës, njoftoi se kishte fituar licencën për gërmime në krom dhe ar në zonën e Bulqizës. Shkak janë bërë disa parregullsi të palës shqiptare gjatë përgatitjes së dokumentacioneve dhe studimeve.

Të paktën ky është shpjegimi i dhënë zyrtarisht përfaqësuesit të kompanisë, presidentit David Cliff, nga ana e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe këshilltari i kryeministrit Sali Berisha. “Na është thënë se janë lënë jashtë disa pjesë dhe koordinata në këtë projekt dhe licencë që kemi marrë. Mbase janë gabime të thjeshta të bëra nga Departamenti i Minierave. Është e vërtetë se mund të ratifikohet shpejt, por referuar precedentëve të mëparshëm, duhen ndjekur përsëri një sërë procedurash burokratike”, tha Cliff për mediat ekonomike dhe për agjencinë “Reuters”. Megjithatë presidenti i”Empire” nuk di si ta shpjegojë këtë kaos të krijuar së fundmi me pezullimin e licencës për minierën në Bulqizë. Por sipas “Reuters”, ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës nuk është shprehur e gatshme për të bërë komente. Empire sqaroi se ka aplikuar që në janar për rinovim të licencës dhe u bë më 30 tetor të këtij viti. “Gjatë periudhës që ne prisnim rinovimin procedural, janë bërë kërkime sipas procedurave dhe kushteve të vendosura.”, thotë Cliff.

Nuk dihet nëse qeveria dhe ministria kanë zbuluar detaje të rëndësishme se “Empire” ka zbuluar rezerva të bollshme ari në Bulqizë dhe ia hoqi menjëherë këtë licencë, apo fshihen pazare të tjera. Sipas ligjit të vjetër, Empire ka të drejtë të shesë edhe arin që gjen, kurse sipas ligjit të ri është edhe si kusht licenca e garantuar.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. geo thotë:

    ore po muk ka ar ne Bulqize fute mire me ate koken me cepa or taj
    per te tjerat ke shume te drejte…por mesoje nje here e mire qe ari asnjehere nuk “bashkejeton” me kromin….
    kujdes me makiaton…..:)