Kryeministri Berisha nuk pranoi “zarfin”e largimit, SHBA ia plas në fytyrë !
Ndodhi ajo që pritej pak a shumë në këto muaj të ftohtë Vjeshte. Edhe pse kishin tentuar disa herë të bindnin edhe nëpërmjet firmave lotuese të tij, kryeministri Berisha ishte shprehur se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi, e se situatën e trilluar e solli këtu vetëm Edi Rama, duke sajuar vjedhje zgjedhjesh e bojkote. Mirëpo disa herë Departamenti i Shtetit, herë me ambasadorin Arvizu dhe herë me të tjerë korrierë diplomatë, kishte tentuar t’ia thoshte miqësisht se i kishte ardhur koha të largohej.
As Countryman që erdhi dy herë në Tiranë nuk e bindi, kurse Berisha përdori “delfinët” që sot u ka dalë boja dhe rrinë me bishtin ndër shalë, për të thënë se Rama ishte fajtor për 21 janarin dhe ja kundërshtarët e tij janë për rrugën që ndjek unë. U soll vërdallë deri në izolimin nga BE, i pari i lëshoi shkëndijat Fyle dhe më pas nga SHBA dhe një pjesë e mirë e botës. Shikoni kë ka vizituar, Maqedoninë, që ia plasi pas krahëve me korre rraciste në stadium pasi u kthye dhe me dëbimin e librave nga Panairi. Mbase ka shkuar që t’i thotë Gruevskit, mos e prano librin “Kurban” të Edi Ramës në panair. Të themi të drejtën, sipas informacioneve që qarkullojnë, për të mbajtur edhe postin e tij të ambasadorit dhe për të mos i dalë kundër, Arvizu ka bërë sikur s’ka parë e dëgjuar, duke u sjell i balancuar. Sepse pas krahëve të SHBA ishin dy lobues jo pak të fuqishëm, si “Podesta” e “Paton”, me të cilat Berisha kishte ende kontratë milionere që i paguante nga taksat tona. Dhe të dilje kundër tij do të thoshte të të ikte karriera si Uidhersit. Ndaj Berisha ka përdorur fort edhe ambasadorin e OSBE, edhe ky i kapur keq, pasi Grossruck ishte gati për çdo gijotinë.
Disa herë kemi shkruar në agjencinë tonë të lajmeve AMA për lëvizjet që po kryheshin, për braktisjen nga BE dhe SHBA, edhe pse një pjesë e mirë nuk i besonin dhe ishin skeptikë me të drejtë. Por e vërteta është se as BE dhe as SHBA, në këtë krizë ekonomike, që tashmë ka mbërthyer Shqipërinë, nuk mund të kishin besë e fe se mund të shkonte në një 1997 të dytë në aspektin ekonomik dhe që mund të trondiste balancat në rajon. Ruajtja e stabilitetit dhe demokracisë për Ballkanin u prish më 21 janar dhe më tej në 8 maj, kurse tashmë Berisha duhet t’i paguajë një më një ato që i bëri këtij populli. Sepse nuk dëgjoi ndërkombëtarët dhe veproi me kokën e vetë. Tani peshorja ka kaluar tërësisht në lëkundjen e stabilitetit dhe ndryshimi është i nevojshëm sa më parë, për shkak se kriza që po na prek mund të sjellë revolta të fuqishme dhe të pakontrollueshme më nga ndërkombëtarët. Për këta të fundit, për hir të së vërtetës, kredibiliteti i qytetarëve ndaj tyre ka prekur fundin.
Ndaj nuk është vonë për rikuperimin e atij imazhi. Dhe ja ku jemi. Vizita në Maqedoni, edhe pse private, siç e anoncuam në AMA ditë më parë, ishte për të marrë një porosi amerikane. E refuzoi, megjithëse u kthye në Tiranë më i butë se kurrë, me mesazhe paqeje e bashkëpunimi. Donte të shmangte Saninon, por nuk e arriti dot dhe mori një mesazh të dytë. Refuzoi në heshtje dhe dha “shkelma” si me ato të qarqeve për zaptim apo Gjykatës së Lartë me ekspertizën e videos. Mesazhi tani i është dhënë drejtpërdrejt. Filip Gordon, sekretar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, nuk mund të mbante më. Opozita përsëri lëshoi pe, kaloi ligje e reformë me vota, lëshoi terren me bojkotin, pranoi vjedhjen e Tiranës. Berisha në të njëjtën llogore, zapton Guvernatorin, do KLSH, presidentin, qarqet, blen këshilltarë, gjyqtarë, bën presion, zhduk apo pret. Dhe Gordon ia tha qartë, se duhet të zbatojë marrëveshjen. Po për çfarë marrëveshje bëhet fjalë?. Atë e dinë vetëm tre vetë. Rama, Berisha dhe SHBA-BE. Por rëndësi ka që më në fund SHBA foli me zë të lartë, jashtë interesave të lobimeve dhe për interes të shqiptarëve; Sali Berisha, të ka ardhur koha që të largohesh.
Jemi të sigurtë se më i lehtësuar është ndjerë pikërisht ambasadori Arvizu. Do ta shohim që edhe ai do të flasë me një zë tjetër, më miqësor ndaj shqiptarëve dhe me terma të tjera, ndryshe nga çfarë e kishim dëgjuar deri tani. Mbase ka ardhur koha që ky dimër të na sjellë edhe Qeverinë Teknokrate…?!









Mire e ka TREX-i, ose a. Pak si me preshe ne b… me duket komenti, si logjika te Klubi i Shabës. Pali shkon atje, ketu vjen Besniku, Hekuranin s’e luajne… Naivitete! S’u regjen tash 20 vjet me S. Berishen&Co (kush s’ka fut duart ketu) Nje gje eshte e sakte dhe, mendoj, e shpejte, shume e shpejte: “Revolucioni virtual, te cilin po e ushqen revolta popullore, varferia e skajshme, pasiguria e jashtezakonshme, makuteria e pafre e pushtetareve, vetrrjedhja qeverisese, purtekaxhijte e demaskuar tashme te tipit Kaçe, 2xBen etj, kane per te cuar, MEDOEMOS, ne qeveri teknike. Detanta (m/veshja) eshte thjesht koperture, ndaj ja beri mire Edi Rama qe nxori “te kuqen”, 3/5 e votimit ne Kuvend.
Ju respektoj per perkushtimin dhe perpjekjet tuaja per te larguar Kadafin e Shqiperise,por deri tani faktet jane shume te qarta.Ne pushtet vazhdon te jete po ai Berishe qe Arvizu e quajti “burre shteti”.Ambasadoret jane te njejtit qe vrapuan ti shtrengojne doren Bashes per “fitoren” e vjedhur live ne TV te Tiranes. Berisha eshte vrases por jo budalla.Ka mesuar qe me para mund te blesh mbeshtetjen e Amerikes.Deklaratat publike te Gordon nuk kane asnje gje te vecante jane thjesht fjale te pergjithshme.