Publikuar më: 9 Dhjetor, 2011

Arvizu e dekoroi, shefi i Patrullave bënte sehir kur dhunohej Tahiri

Ambasadori Amerikan, Aleksander Arvizu ka dekoruar ditë më parë një grup të trajnuarish të Policisë së Shtetit, kryesisht nga Patrulla e Përgjithshme. Mes tyre ka qenë edhe Bedri Hasanaj, me detyrë shefi i Patrullave të policisë së Tiranës. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por vetëm një javë më pas, ky shef policie, gjendet në krye të detyrës, në një kohë me shi, tek rruga “Murat Toptani”, aty ku bëhet panairi i kunatit të Lulzim Bashës, kryebashkiakut me procedurë. Teksa një grup të rinjsh socialistë protestonin në “Ditën e Rinisë”, me leje nga policia, dy huliganë i sulmuan ashpër me fyerje, kërcënime, dhunë fizike. Dhuna u ushtrua edhe ndaj deputetit Sajmir Tahiri, me imunitet. Dhe çfarë bënte shefi i patrullave Hasanaj, që përgjigjet për rendin, sigurinë e qetësinë, sidomos kur prezent është dhe një deputet opozitar?. Pikërisht në ditën kur në Tiranë gjendej një delegacion i BE-së,deputeti opozitar dhunohet, kurse shefi i policisë bënte sikur nuk gjendej aty dhe fërkonte celularin e lagur nga shiu në trup për ta fshirë. Dukej se donte t’i rrëfente i pari shefit se si dy vëllezër me precedentë penalë shumë të rëndë sulmuan gangsterin Tahiri dhe i prishën protestën. Megjithatë i duhet çuar kjo kasetë e filmuar ambasadorit Arvizu ta shikojë se si njeriu që ai dekoroi, bënte sehir kur dhunohej një deputet apo shoqëria civile. Kurse ai i OSBE-së, i birrave dhe qofteve të tymit, duket se ende si ka shkuar era, ndaj dhe është izoluar në zyrë dhe po pret ta thërrasin për qylëri.

Të Shfaqura: 2 Komente
Ja cfarë kënë thënë
  1. daja thotë:

    KY HAJDUTI LEGEN I BEDRIUT NUK KA FAJ SE E FALI SHKB-ja KUR E ZUNE ME 2000 EURO QE JA MORI NJE PERSNI PER NJE PALLAT KUR ISHTE TEK KOM NR 4, POR PROBLEMI ESHTE I DREJTUESVE TJERE QE I LEGENOSEN BASHE BUTAKUT OSE ERJON KURVES .TURP TE KETE BERISHA QE MBAN NJE INKOPETENT SI NISHANI, E SI BURGAJ.

    • skenderi thotë:

      Ca ti besh, keta qe shkruajne nuk njohin aspak personat per te cilin flasin e bejne komente .Une e njoh dhe jam qytetar ne nje lagje me bedriun e di qe ka 20 vite pune ne veshtiresit e policise , do thoja qe rralle njerez kane sakrifica e perkushtim si ai .duhet te jemi ne ato pozicione ti kuptojme .eshte i perkushtuar dhe i ndershem ..keshtu e njoh ..