Publikuar më: 23 Dhjetor, 2011

Me urdhër të Berishës ambasadori Lauka sulmon Kosovën !

Një ditë pas paralajmërimit të ministres kosovare të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila për masa reciprociteti me Shqipërinë për shkak se Tirana nuk po respekton marrëveshjen mes dy vendeve, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka.
Sipas gazetës Express, Lauka thotë se pala kosovare po e fsheh të vërtetën, duke fajësuar vetëm doganat e Shqipërisë që po aplikojnë masa të tilla.
Ambasadori Lauka deklaron se Doganat e Kosovës në disa raste kanë aplikuar taksa për mallrat e Shqipërisë dhe për këtë është njoftuar ministrja Kusari Lila, por nuk janë bërë publike.
Sipas tij, marrëveshja e qershorit që citon zëvendëskryeministrja, mes dy vendeve për heqjen e këtyre masave asnjëherë nuk ka ekzistuar me shkrim, por ka qenë vetëm një vullnet politik për heqjen e tyre.
“Nuk ka qenë marrëveshje. Ajo ka qenë një shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit në një takim që ka qenë. Kam përshtypjen, vetë Kusari…. Por, mesa duket pavarësisht vullnetit të dy vendeve fqinje dhe vëllazërore, që marrëdhëniet i kemi pa diskutim shumë të mira, ka nevojë që kjo marrëveshje të fiksohet me shkrim.”, thekson Lauka.