SHBA i kërkon llogari Arvizusë për trafikun Iran-Shqipëri, Berisha luan me terrorizmin
Kryeministri Sali Berisha luajti sot me kartën e fundit të tij. Të patriotizmit dhe celulave antikombëtare apo segmente antishqiptare siç i quajti edhe vetë. Informacionet që ka siguruar agjencia e lajmeve AMA flasin për një tangjente të qëllimtë politike të kreut të mazhorancës, që shërben njëkohësisht si kërcënim ndaj ndërkombëtarëve por edhe për të fshehur gjurmët ndaj publikut. Çfarë ka ndodhur?.
Me lojën e antishqiptarizmit dhe segmenteve, Berisha po përpiqet të bindë shqiptarët se opozita nuk e do vendin dhe është dashakeqëse. Por nga ana tjetër ka informacion se CIA i është vënë këmba këmbës për trafikun e drogës me Iranin ku ka bashkëpunuar për disa muaj në marrëveshje të fshehtë. Prej ditës që i është zbuluar kjo lidhje (fal dëshmisë së oficerit të Gardës Iraniane), kryeministri nuk ka gjetur qetësi. Bëhet fjalë për tre javët e fundit. Nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për ngushëllime ndaj familjes së oficerit të SHISH në Durrës, duke u munduar ta shesë si vetëvrasje. Nuk ka folur për artikullin e “The Times” që e lidh Shqipërinë me terroristët islamikë dhe Iranin. Ka urdhëruar prerë mediat afër tij që të mos lëshojnë asnjë “gërmë” rreth kësaj çështje edhe sikur lufta të plasë.
Por nuk ka bërë llogaritë siç duhet. Kjo pasi tashmë CIA (sipas informacioneve që zotëron agjencia), tashmë i ka mbledhur provat që çojnë hetimin në një bashkëpunim kriminal Iran-Shqipëri për të ndihmuar terrorizmin. Burime të rezervuara thonë se janë zbuluar të gjitha fluturimet e kryera me avionë dhe lundrimet, pavarësisht se agjenti i SHISH u eliminua. Provat kanë mbetur duke mos u fshirë të gjitha. Janë zbuluar transaksionet, hyrje daljet e personave të dyshimtë dhe pajisja e tyre me dokumente shqiptare. Akuza ndaj qeverisë është e gatshme, “bashkëpunim me terrorizmin”. Që prej vizitës në Izrael, ku Berishës iu tha nga burimet e tij se situata është përkeqësuar dhe SHBA disponon prova të besueshme, kryeministri e bëri Ahmedinexhadin publikisht nazist (nuk kishte folur kurrë më parë për të).
E që prej kthimit nga spiritualizmi izraelit nuk ka gjetur qetësi deri në gjendjen e të fikëtit të pretenduar por që ishte një paralizë e pjesshme e mbajtur e fshehtë. Pikërisht për këtë shkak Berisha po përpiqet të tërheqë vëmendjen në popull duke bërë lojën e tij. Por burimet i thanë agjencisë tonë të lajmeve se brenda pak ditësh pritet një lajm edhe më i bujshëm që do e fundosë fare qeverinë dhe mund ta implikojë të gjithë vendin në një spirale që mund ta rrezikojë seriozisht. Për këtë shkak kryeministri po ndërmerr të gjitha manovrat, por mbahet nën mbikëqyrje të rreptë nga BE dhe SHBA. Këto të fundit e dinë rrezikshmërinë e tij dhe lojën me kërcënimin terrorist që u ka bërë dhe vazhdon që t’u bëjë. Por nuk kanë ndërmend ti japin më mbështetje si dikur. Gjithashtu mësohet se Hillari Klinton në një telegram ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, i ka kërkuar llogari përse nuk kanë dhënë informacion për lundrimet e anijeve, fluturimet e avionëve me drogë, vrasjen e oficerit të SHISH, të huajt e dyshimtë qëlëvizin në Shqipëri dhe detaje të tjera. Prej disa javësh posti i Aleksandër Arvizu është në rrezik të madh dhe fati i tij varet vetëm nga Uashingtoni, nëse në të vërtetë nuk ka informuar departamentin sipas rregullave.








