Publikuar më: 11 Janar, 2012

Policia e Shtetit: Rezultatet e operacionit Prone e Spostuar

Nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, pas një hetimi pesë mujor, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Task-Forcë, Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, u finalizua Operacioni Policor “Pronë e Spostuar”, në kuadër të të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.     Bledar Josif Dervishaj, vjeç 35, banues në Tiranë, ish-Drejtor i
Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
2.    Ali Rustem Aliaj, vjeç 50, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i
Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave Tiranë.
3.    Dhimiter Foto Papa, vjeç 49, banues në Tiranë, ish Topograf në
Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tirane,
4.    Merita Shaqir Gjinali, vjeç 49, banuese në Tiranë, ish topografe në
Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Të cilët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës dhe
falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrë”e kryer në
bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Po në kuadër të këtij operacioni u bë dhe arrestimi i shtetasit:
5.    Niazi Hysni Ademi, vjeç 48, banues në Durrës, Topograf i liçensuar,
aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën
penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë” të
parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .

Këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke
përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë
kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79
dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në
bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin
kadastral nga tokë ranishte në arë.

Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së
Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore, Task-Forcë,
Tiranë, në kuadër të këtij hetimi 5 mujor, Gjykata e rrethit Gjyqësor
Tiranë, ditën e sotme ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për
këta shtetas.
Po ashtu është marrë dhe masa e sekuestros për këtë pronë, për të
cilën pas regjistrimit të paligjshëm të saj, në Zyrën Vendore të
Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, janë kryer dhe
transaksione shit-blerjeje midis personave të implikuar, me çmime
shumë herë më të ulëta se vlera reale e tregut të tokës në këtë zonë.

Ndërkohë që është bërë shpallja e kërkimit dhe vazhdon puna për kapjen
e një tjetër shtetasi, i cili nga hetimet e kryera ka rezultuar
bashkëpunëtor i shtetasve të sipërcituar.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë hetimet edhe për
persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.