Femra shqiptare, të drejta të përcaktuara nga burrat, me “përqindje” përfaqësimi
Edhe pse nga qeveria, shteti, pushteti, politika, OJF-të, nga vet shoqata e grave dhe isntitucionet ndërkombëtare, vazhdon flitet me “pasion” e shqetësim për rolin dhe pozicionin e gruas si “fuqi publike” e potencial real, femra shqiptare nuk e ka “fituar” këtë status të ligjësuar me kushtetutë, për të qënë ventvendosëse e vendosëse në shoqërinë shqiptare. Po përmend një fakt: femra shqiptare pranohet në politikë, në qevrisje, në drejtim institucinesh e kudo ka ka drejtim, ligjëvendie, vendmamrrje etj, me përqindje. Se sa do të jetë përqindja e femrave në drejtim e politikëbërje, këtë e vendosin vetëm burrat që drejtojnë. Kujtojmë, edhe zgjehdjete fundit lokale e parlamentare, kur partitë politike, osë saktë drejtuesit etyre, sikur të ishin pronarë të femreave vendosën me KOD ZGJEDHOR, që dratë do ishin 30% të përfaqësuar në zgjedhje! Dhe këtë absurd, këta “çifligarë” burra e quajnë si “arritje madhore” të tyre në integrimin dhe zbatimin e liriveë shoqërore të fermës! Përse duhet të vendosin burrat, se sa femra do të bëhen psh, deputete, ministre, drejtore, rektore, pedagoge, drejtuese arsimi, ushtrie, policie etj, etj?!. Femra themi që ëshët e barabartë dhe nuk ka askush të drejtë, që të vendos e bëjë ligj psh, që në iks e ypsilon sektor, do të ketë… 30% femra. Ky është shqetësim dhe cënim i plotë publik i të drejtës së femrës shqiptare për të qënë e barabartë në aftësitë dhe të drejtat e saj kushtetuese. Kjo puna e përqindjes së grave në drejtim e ligjëvenie, nuk është e shkruar as në Kushtetutë, as në Kodin e Punës, as në Kodin Civil dhe në asnjë ligj punësimi e drejtimi. Por kjo po zbatohet si barrierë pengese dhe spostimi për gratë, nga burrat “sheaf” politike e pushteti.
Nuk them, që jemi në “profilin” e femrës në mesjetë, as në fillim-shekullin e 19-të. Por ama, jemi përballë faktit absurd që edhe sot në vitin 2012, gratë që duhet të zgjidhen e që duhet të jenë aktive në drejtim të lartë punësh, po përcaktohen me përqindje. Thuhet që do fusim 20% e 30% burra në politikë e në qeveri, në zgjehdjet lokale e ato parlamentare, por thuhet vetëm për gratë?! Sepse ato quhen e trajtohen si inferior, aq sa këto këto poste me përqindje që u jepen grave nga burrat, quhen privilegje e jo të drejta kushtetuese, indviduale, sociale e shoqërore, siç janë në realitet.
Shqipëria është një shtet demokratik, i cili nuk sillet si i tillë kur bëhet fjalë për të drejtat e secilit prej nesh, pasi ekziston superioriteti maskilist. Politika shqiptare, pushteti dhe drejtimi institucioneve ligjvenëse, ligj zbatuese, drejtimi i pushteteve vendore e gjithçka, ka ngelur dhe pas shumë vjetesh “pronë” drejtimi dhe përdorimi e meshkujve. Kufizimi i parë i femres filloi me ndarjen e punës në shoqëri, apo me lindjen e industrisë. Paragjykimi, se femra nga natyra është e lindur për “prodhim” fëmijësh e “amvis”, fillon pikërisht që me ndarjen e punës. Deri në shekullin XX, roli i femrës në shoqëri ka qenë vetëm të kujdeset për shtëpinë, familjen. Por edhe nëse hedhim një vështrim në të tashmen, ndryshimi nuk mund të themi që është drastik. Edhe pse roli i femrave në shoqëri është rritur ndjeshem këto vitet e fundit, përsëri nuk egziston barazia gjinore.
Neni 1 për barazinë gjinore në shoqëri, rregullon çështjet kryesore themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të burrave e grave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave si dhe pjesëmarrjen e tyre në çdo fushë të jetës shoqërore. Por a zbatohen këto rregulla dhe ligje në praktikën tonë të përditëshme? Duke parë gjendjen reale të tratimit e respektit të së drejtës së femrës në Shqipëri, si dhe referuar nga statistikat për sa i përket vendit tone, unë mendoj se nuk ka vlerësim, nuk ka rrugë të hapur plotëssht për integrimin dhe angazhimin e femrës në jetën publike. Maskilizmi i femrave, veçanërisht në politikë është tepër i theksuar. Lëvizja për të drejtat e femres nëpër botë shënon disa etapa zhvillimi duke u angazhuar fillimisht për të drejtat e femrës për arsim. Angazhimi I femrës në shoqëri dhe sidomos në politikë do të krijojë një atmosferë me paqësore , të ndërgjegjshme si dhe të moralshme sigurisht nëse do të zhvillohet. Sa herë që një femër zë një pozicion të caktuar dhe me prestigj në shoqëri, më parë do të gjykohet vetëm për faktin që është femër e që ndoshta nuk do të mundet të kryejë detyrat, po me të njëjtin profesionalizëm e drejtësi si dhe meshkujt. Por nëse një femër do të drejtonte një institucion të caktuar, ky nuk do të ishte një vendim i gabuar, përkundrazi do të kishte më pak arrogance e më pak krime në drejtimin e institucioneve. Rasti i krye-prokurores Ina Rama në përmbuhsje të detyrës së saj, por edhe shumë raste në gjithë piramidën shtetërore e shoqërore ku punët i drejtojnë fenmrat, po tregon qartazi faktin që ato janë të afta të mos futen në drejtim me përqindje të përcaktuara nga burrat “shefa”, por me liri të barabartë konkurrence.









