Publikuar më: 14 Shkurt, 2012

“Sulejmani i Madhërishëm”, Halit Ergenc: Unë kam gjak shqiptar

Sulejmani i Madhërishëm është shqiptar. Ose të paktën aktori që interpreton rolin e sulltanit të madh të shekullit të 16-të, në serialin dramatik turk, që po konfirmohet si një sukses televiziv në “Albanian Screen”.

Pasi kanë mbërthyer kureshtjen dhe simpatinë e shqiptarëve, yjet e serialit “Sulejmani i Madhërishëm” flasin ekskluzivisht për publikun shqiptar. Mes tyre, surpriza vjen nga Halit Ergenc, aktori që interpreton Sulejmanin, i cili deklaron me krenari se ka prejardhje shqiptare.

“Më duhet të them që të parët e mi nga ana e mamasë sime në periudhën osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të gjyshit të saj ka qënë shqiptar, për këtë arsye mund të them me plot gojën që edhe në damarët e mi ka gjak shqiptari. Unë dua të përshëndes gjithë shqipërinë. Shpresoj që sa më shpejt të gjej mundësinë të vizitoj tokën shqiptare dhe të njihem me ju”, thotë aktori Halit Ergenc.

Ergenc ka zbuluar se roli i Sulejmanit nuk ka qënë aspak i lehtë, ashtu siç nuk kanë qenë të tilla edhe sheshxhirimet.

“Në fillim nuk ishte aspak e lehtë për mua të luaja një rol kaq të rëndësishëm. E ksiha shumë të vështirë të imagjonoja botën e këtyre njerëzve, dashuritë e tyre, vështorësitë e kohës, strukturat e islamit. Ishte e vështirë të përshtatesha me jetesën e 1500 viteve më parë”, rrëfen ai.

Ato që kanë tërhequr më tepër kërshërinë e femrave teleshikuese janë Hyremi dhe Mehidevrani, dy gratë rivale të Sulltanit. Në jetën normale dy artistet nuk janë vecse mikesha.

“Rivaliteti ima me Mehidevranin është i tillë vetëm në film. Në jetën e përditshem ne jemi mike. Sa më përket mua, në jetën reale, për qëllime të mira jam tip luftarak. Përpiqem me qëllime të mira luftoj gjithmonë t’i arrij, por besoj edhe shumë tek fati”, thotë Meryem Uzerli, aktorja që luan rolin e Hyrem.

Suksesi që po shoqëron episodet e “Sulejmanit të Madhërishëm” i ka bërë artistët protagonistë ndër më të klikuarit edhe në internet, ndërsa ka konfirmuar imazhin dhe nivelin e ri të kinemasë televizive turke.