Publikuar më: 12 Mars, 2012

Dokumenti/ Berisha agjent i UDB-së Jugosllave… ?!

Në dosjet sekrete të ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Ky është pretendimi i sekretarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili përmes një dokumenti të publikuar në profilin e tij në “Facebook” akuzon kreun e qeverisë se ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete të huaja. “Nëse një ditë do të hapen dosjet sekrete të ish-UDB (sigurimit jugosllav) patrioti i madh Sali, do të kërkonte azil politik në Kubë ose Venezuelë. Deri atëherë do duhet të presim. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave”, – shkruan Balla dje nw profilin e tij nw FB.

Ditët e fundit në politikën shqiptare është rihapur debati i dosjeve dhe ka pasur akuza nga të dyja palët për bashkëpunim dhe tradhti të vendit. Mbi këtë situatë, deputeti i Partisë Socialiste shpjegon se Fan Noli ka pasur fatin e madh të mos ta ketë njohur Sali Berishën për shkak të epokave të ndryshme. Por sipas tij, “përshkrim më të gjetur për një tradhtar si Saliu që e shet veten për patriot nuk mund të ketë tjetër”. Deputeti socialist citonte njw fjalim të Nolit në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes tw tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit tw Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh”.

SHEKULLI