Publikuar më: 25 Prill, 2012

Agron Kuliçi dhe pronari i “Panorama”, shkak për dorëheqjen e Premçit

Agjencia AMA publikoi nje lajm javen e kaluar qe asnje prej mediave te tjera nuk e transmetoi per arsye te erreta, frike apo konjukturash. Shemsi Premçi pas fushates se bllokimit te kamioneve kontrabande me krom te tre firmave private, te lidhura me pushtetin, dyshime per nendrejtorin e policise Agron Kuliçaj dhe pronarin e “Panorama”, Irfan Hysenbelliu, u sulmua ashper ne mediat qeveritare. Gjithsesi ai e vijoi aksionin dhe deklaroi se kush ishin mafiozet. Sulmet vijuan perseri, derisa i bene presion shefit te komisariatit duke e mare pengpa asnje shkak nga keto grupe mafioze. Si perfundim sot Premçi denoncoi publikisht nga kryeministri, deri tek me i vogli se cfare masakre behej ne Bulqize nga mafia e kromit e lidhur me pushtetin dhe ne dijeni te pushtetit. Theksojme se nje prej firmave eshte e bashkeshortes se vellait te pronarit te gazetes “Panorama” dhe grupit mediatik “Gazeta Shqiptare” e “News 24″.

Doreheqja
Jep dorëheqjen, Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Premçi. Kryepolici i Dibrës i paraqiti sot dorëheqjen e tij Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.Dorëheqja e Premcit vjen dy ditë, pas urdhrit të Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, për pezullimin e tij nga detyra për shkelje disiplonore. Ditën e hënë më datë 23 prill, ka nisur edhe hetimi disiplinor ndaj Premcit, në të njëjtën ditë në vend të tij është emëruar Hasan Gjergjeri.

Zoti Premci, pas dorëheqjes dha një deklaratë për shtyp, ku e lidhi dorëheqjen e tij me luftën nga mafia e kromit. Nga ana tjetër bizneset e ligjshme të kromit janë ankuar pranë strukturave të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës, për veprimet arbitrare dhe selektive të drejtorit të policisë, ku ai në mënyrë të njëanshme bllokonte dhe sekuestronte mineralin e kromit të bizneseve të ligjshme, veprime të cilat Prokuroria e Burrelit dhe e Dibrës i quajti të paligjshme duke u kthyer bizneseve, mineralin e kromit të sekuestruar në cilësinë e provës.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë