Publikuar më: 28 Prill, 2012

“Armiku” i Sali Berishës, në krye të Shoqatës së Prokurorëve

Kur Bamir Topi me 2007 i propozoi kryeministrit Berisha Shkelqim Hajdarin per kryeprokuror, ky i fundit duhet te jete dredhur fort nga frika. Me Hajdarin ne krye te institucionit, kreu i qeverise me siguri do i kishte pasur ditet e pushtetit me te paketa, ndaj dhe zgjodhi nje femer, per garniture e per me teper gjyqtare, me qellim qe te punonte sa me pak dhe te godiste sa me lehte, “pesha pupel”. Shkelqim Hajdari eshte i vetmi prokuror qe ka tentuar ta coje pas hekurave Berishen per shume probleme para vitit 2005. Madje ka insistuar ashper qe ish kreu i opozites se atehershme te deshmonte per vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha manovroi me Nanon ne “paqen e madhe” dhe shpetoi nga kjo bela. Kurse Hajdari endet si prokuror pa peshe sot e kesaj dite, duke mos ia rritur vlerat realisht, pasi me te vertete i tremben. Madje sot Berisha duhet t’i trembet me shume, pasi sapo eshte emeruar kreu i shoqates se prokuroreve, me votat unanime teprokuroreve.

Këshilli i Prokurorisë zgjodhi në mbledhjen e sotme Shkëlqim Hajdarin si kryetar të Shoqatës së Prokurorëve në vend.
Hajdari aktualisht është kreu i Prokurorisë së Gjykatës së Apelit.

Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve, kryeprokurorja Ina Rama u bëri thirrje prokurorëve që të mos tolerojnë krimin të mos bëjnë kurrë kompromis me të.
“Zero kompromis ndaj krimit, ta luftojmë fort atë”.
Ina Rama u kërkoi prokurorëve më shumë përgjegjshmëri në punën e tyre të përditshme.

“Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira, por ka vend për përmirësime. Ndaj është vendi për t`i drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë”, deklaroi Kryeprokurorja e Përgjithshme.