Publikuar më: 27 Prill, 2012

Nga dita e sotme, gjobat e makinave online

Të gjithë drejtuesit e automjeteve tashmë do të kenë mundësinë të verifikojnë online të gjitha kundravajtjet (gjobat) rrugore që ai ka kryer gjatë përdorimit të mjetit të tij, të cilat janë akoma të palikujduara. Policia e Shtetit ka njoftuar se të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet në adresën www.asp.gov.al, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

Kontrolli për verifikimin e kundravajtjeve rrugore të palikujduara kryhet me anë të targës së mjetit dhe numrit të shasisë (17-shifror), të cilin qytetari mund ta gjejë lehtësisht në lejen e qarkullimit të mjetit.

Policia kujton qytetarët që pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë.

Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%.

KY shërbim është bërë i mundur me ndihmën dhe bashkëpunimin e Programit ICITA.

Të Shfaqura: 2 Komente
Ja cfarë kënë thënë
  1. MERSIN KECI thotë:

    Simundet te kontrolloj gjobat kur kjo FAQE ne kete adrese qe keni vene ketu nuk hapet dhe del ERROR…….

  2. Xhejsi thotë:

    Si Mund Te Kontrolloj Gjobat Online Sepse Tek Kjo Adrese Qe Keni Lene Pak Me Larte Nuk Hapet Thot Error????