Publikuar më: 28 Maj, 2012

Prokuroria rrëzon policinë për aksidentin, faji i Olldashit

Pak dite me pare agjencia AMA dhe disa media te tjera te pavarura publikuan lajmin se kishte dyshime qe projekti per rrugen e Himares te ishte ndryshuar apo refuzuar. per pasoje ishte ndertuar nje projekt formal i kaluar dhe miliona para te harxhuara per rikonstruksion te aksit ne Qafen e Vishes. Pak kohe me pas aty ndodhi aksidenti tragjik i te henes se kaluar, ku autobusi me 39 studente, shoferin dhe nje udhetar ra ne gremine. Policia tha se ishte shpejtesia pasoje per vdekjen e 11 studenteve, shoferit dhe udhetarit, por konkluzioni u dha pa pritur prokurorine. Tashme eshte prokuroria qe rrezon policine dhe nxjerr fajtor Ministrine e Transporteve dhe Drejtorine e Rrugeve. Ministri Olldashi tentoi te devijonte shkakun e aksidentit, por nuk ia doli dot. Ai fajesoi shoferin dhe kushte te tjera…

Faktet

Nga hetimet për tragjedinë e Himarës kanë dalë në dritë disa fakte konkrete. Në një kohë kur brenda kësaj jave Prokuroria e Vlorës pritet të nxjerr shkaqet e aksidentit, faktet e para rrëzojnë konkluzionet e nxjerra nxitimthi nga Policia e Shtetit, e cila tha se shkaku ishte shpejtësia e lartë.

Edhe pse ministri i Transportit, Sokoll Olldashi, i cili pak minuta pas aksidentit të rëndë tha se ka dyshime që shoferi të ketë pësuar atak kardiak duke larguar çdo ndikim të faktorëve të rrugës, faktet e para flasin ndryshe.

Nga hetimet e parametrave të rrugës, segmentit ku ndodhi aksidenti me pasojë 13 persona të vdekur, ka rezultuar se në kthesën ku autobusi ra në greminë, rruga ka një tendencë nga krahu i greminës. Në kushte optimale tendenca duhet të ishte e kundër në mënyrë që forca e fërkimit të mbajë automjetin në karrexhatë.

Gjithashtu rezulton se nuk janë respektuar perimetrat që kërkohen në të tilla kthesa. Standardet zyrtare kërkojnë që këto lloj korsishë, të kenë një perimetër kthese prej 350-450 metrash. Pa llogaritur faktin që ajo është një kthesë e dyfishtë, kthesa ka një perimetër vetëm 60 metra.

Jashtë perimetrave të lejuar është edhe pjerrësia e rrugës, e cila është 10% ndërkohë që në rrugët me këtë gjerësi korsie nuk lejohet më shumë se 3-7%.

Në një kohë që dalin në pah fakte fshehura, shteti ende nuk ka plotësuar një nga kërkesat e prokurorisë Vlorë, që është nxjerrja e autobusit nga humnera. Kjo për shkak se as Ministria e Mbrojtjes dhe as ajo e Brendshme nuk kanë mjetet për të realizuar një operacion të tillë.

Kjo gjë është bërë pengesë për vijimin e hetimeve pasi ekspertët janë detyruar të zbërthejnë pjesët e autobusit për të analizuar çdo element që mund të ketë sjellë aksidentin tragjik.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. ben thotë:

    Pse nuk del te flase ai zv ministri i transporteve,qe e ka zerin si gjinkalle,nga u fsheh ai,se i di mire parametrat e rrugeve.