Publikuar më: 16 Korrik, 2012

Fullani megalloman: Banka ka prioritet Integrimin Europian !!!

Edhe fodull, edhe qeros. Kjo mund te thuhet per guvernatorin tone te BSH-se, Ardian Fullani. Kur nje nga bankat qe kritikoi dite me pare ne Vjene se nuk i blen bono, i kerkonte Fullanit ndihme per te mbushur gropen financiare per shkak te krizes pak vite me pare, ky i fundit zgerdhihej dhe e kalonte ne heshtje problemin. Tani qe vendin e ka mberthyer per mesi kriza ekonomike, Fullani kerkon t’i shesi bono false dhe te mbaje me serume pushtetin e kryeministrit Berisha. Kurse sot na thote se BSH do integroje vendin !!!. Duket se sindroma e kryeministrit i ka zene te gjithe aparatcinjte e pushtetit dhe na ka ardhur kembekryq ne versionin modern romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”.


Banka e Shqipërisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’iu përgjigjur sfidës së integrimit europian.

Guvernatori i Bankës Shqipërisë, Ardian Fullani u shpreh të hënën në Tiranë në ceremoninë e përfundimit të projektit të binjakëzimit të bankës qëndror me bankat kombëtare të Italisë dhe Francës, se “zhvillimet e fundit ekonomike treguan që roli i bankës qëndrore është faktor në stabilitetin makroekonomik të një vendi”.

Megjithëse në kohë krize, sipas Fullanit, Banka e Shqipërisë arriti të rikthejë besimin e publikut ndaj sistemit bankar shqiptar.

“Banka qëndrore, hodhi në qarkullim para për të ruajtur likuiditetin e tregut, duke rikthyer besimin e publikut”, tha Fullani.

Duke evidentuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit mes bankave qëndrore, guvernatori nënvizoi se “bashkëpunimi i bankave kombëtare bënë të mundur që tregu financiar botëror të mos bjerë në kolaps dhe të jetë mbështetje për sistemin bankar”.

Projekti i binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë me institucionet homologet në Itali dhe Francë që zgjati për një periudhë rreth 18 muaj, realizoi përmirësimin e statistikave, metodoligjisë, mbikqyrjes bankare, sipas standardeve europiane. Banka e Shqipërisë ndërkohë po punon për përgatitjen e një legjislacioni të ri në fushën e pagesave.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. Psikologu thotë:

    EFENDEM FULLANI.
    ****************
    Fullan dhe Sali
    Jane nji
    C’thote Sala
    Ben Fullani
    Ndaj buckaritet
    Si jargavani.