Publikuar më: 4 Korrik, 2012

Shënim/ Zoti Berisha, po Basha ku i bleu 300 mijë fansa në një muaj fushatë…?!

Berisha doli sot dhe shpjegoi se si blinte Rama klikimet per t’u bere kryebashkiak me i votuar. Por harraq sic eshte, memorie e shkurter, ndoshta edhe nga mosha dhe pasojat e sklerozes politike, nuk e kuptoi se ne kete menyre sulmoi kanakarin e tij Lulzim Basha. Njeriun qe sipas tij mori aq vota sa ç’kishte dhe fansa ne facebook ne Tirane me 8 maj 2011. Dhe ta mendosh qe te besh 300 mije fansa per nje muaj fushate elektorale dhe ata te te votojne te gjithe si me magji prej David Koperfildi. Ndoshta se ka pasur keq Artur Zheji per Bashen kur e quante “hollandezi shalegjat fluturues drejt majave”, por majave te korrupsionit. Pasi e sulmon në mënyrë tribale Ramën pse përdor Twitter-in, siç bën thuajse çdo politikan në Perëndim, kryeministri Sali Berisha deklaroi se Edi Rama blen klikimet. Ai iu referua një votimi të bërë këtu e tetë vjet më parë kur Rama u shpall kryebashkiaku më i mirë në botë. Berisha i bëri thirrje Ramës që të heqin imunitetin, duke dalë mbi interesat e miliarderëve të PS. Por Basha ne fushate elektorale sipas Berishes, regjistroi 300 mije fansa ne facebook!. Po ai ku i gjeti kaq fansa, apo i bleu si zakonisht nga ato faqet e famshme me 10 mije fansa per 1 mije euro, sepse leke buxheti shtetit dhe bizneset e familjes dhane pa cungim per “yllin ne ngjitje”….

 

Fraza

“Unë e ftoj nga kjo mbledhje zotin Rama, i cili është përcaktuar në mënyrën më të përsëritur këto muajt e fundit, të mos dëgjojë më këshillin  e miliarderëve të partisë, por zërin e socialistëve të thjeshtë, të mos dëgjojë më nënkryetarin në hije të PS që mbron pasuritë  e tij dhe aspak interesat  e qytetarëve shqiptarë. Pasuritë e tij le ti mbrojë, në mënyrë ligjore, por jo me imunitetin e të tjerëve. Të bëjë zgjidhjen zoti Rama, midis imunitetit të Tom Doshit dhe interesave të  ngushta të socialistit që ka 20 vjet që e voton dhe robtohet pas tij dhe që është jo një, por qindra mijëra. Të mos dalë nga tribuna në tribunë, të vajtojë e ligjërojë për varfërinë. Korrupsioni është faktori kryesor në një vend të lirë që nxit varfërinë. Ai vetë nuk ka imunitet. Nuk mund të them se e ka për veten e tij, por nuk e lë këshilli i miliarderëve. Ata janë vendimmarrësit më kryesorë në PS. Janë fabrika  e mendimit, apo mashtrimit që i mban pas vetes. Ata janë për të blerë klikime. E morët vesh se çka ndodhur? Ata blejnë klikime. 3 euro për 1 mijë klikime. Po pse, për këtë duhen ata? Paska një qendër që shiska klikime dhe kështu u na bë dhe kryebashkiaku më i votuar. Po të fusësh 1 mijë euro, del pastaj si më i votuari, por ja që s’donin shqiptarët ashtu,” tha Berisha.