Publikuar më: 23 Korrik, 2012

Skandali/ Zbardhet skema korruptive e Imamit me uniformat

Tenderi për blerjen e uniformave ushtarake, që është zhvilluar më 9 korrik në Ministrinë e Mbrojtës, duket se po shkon drejt finalizimit sipas preferencave të Ministrit Arben Imami. Firma D&E, e cila është përgatitur të shpallet fituese, duket se është një skemë e përgatitur nga një kompani, e cila ka fituar gjithë tenderët e skrapit në Ministri të Mbrojtjes. Pavarësisht administratores formale, pas saj, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, qëndron shoqëria “Iliria Acessori”, që gjithashtu ka ofertuar te kjo procedurë për blerjen e uniformave. Kjo firmë e ka dhënë ofertën e saj në euro e jo në lekë. Është paraqitur me çmimin total pa TVSh 8.740.106 euro. Administratori i kësaj firme me te dy firmat e vete ka marrë të gjitha tenderimet në ketë ministri që nga koha kur ka ardhur Arben imami.

Kompania “Iliria Acessori” mban vendin e pestë nga renditja.

“Na është bërë shumë presion për arsyen se nga i marrin informacionet gazetarët. Na është kërkuar që duhet ta mbyllim procedurën dhe fituese duhet të shpallen dy firmat motra ose D&E që është denkospiruar, ose pronarja e saj, që është Iliria Acessori me administrator dhe pronarin e këtyre dy firmave z.Ismail Kadiu”, shkruan për gazetën Tema një zyrtar i lartë i Ministrisë se Mbrojtjes. Kjo kompani renditet e pesta dhe ka një çmime më të lartë se firma e parë rreth 1.5 milion USD, një dem ekonomik i konsiderueshëm dhe fitim i madh për palën fituese.

Nëse u hedh një sy tenderëve për skrap bërë nga Ministria e Mbrojtjes, shikohet se “Iliria Acessori” ka fituar tenderat e skrapit të gjithë ushtrisë qyshkurse zoti Imami është bërë ministër. “Në disa raste janë anuluar tenderë që fituesi të shkonte aty ku dëshironte ministri,” thotë burimi i gazetës Tema në Ministrinë e Mbrojtjes.

TEMA

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. qytetar thotë:

    PROJEKTI QË NA ÇNDERON, NË TNENDERIN QË NA VJEDH.
    Ministria e Mbrojtjes ka tenderuar blerjen e uniformave ushtarake për vitet e ardhshme, për një afat gjashtë vjeçar, kur normat e perdorimit janë deri në pesë vjet. Me nje fond total prej 1.434.412.675 = lekë Gjithsej 10 milion euro. Me parë janë blerë edhe 69 uniforma të tipit rus, për trupën e orkestrës frymore të ushtrisë të ciles i kanë hequr të gjitha simbolet kombëtare e ceremoniale. Fondi i viteve të kaluara ka qëne 2.5 miljon euro për të njëjten sasi mallrash. Me keto para do të blihen rreth 2 mijë uniforma për ushtarakët e të tre komandave në Forcat e Armatosura. Kjo do të thotë, që fondin prej 10 miljon euro po ta pjestojmë për 2000 uniforma na rezulton se një copë kushton 5000 euro. Kompletimi me uniformat e reja është parashikuar të behet dri në vitin 2018, pra për gjasht vjet kur normat me VKM arinë deri në 5 vjet. Reforma në Ministrinë e Mbrojtjes do të heqë brenda dy vitesh rreth 1750 ushtarakë nga puna, 735 kete vit. Forcat e Armatosura reduktohet ne në 11 mijë vetë civil e ushtarakë. Por edhe sikur me këto 10 miljon euro të vishnim tërë personelin e ushtrsë, me uniforma ceremoniale oficeri, na rezulton se me këtë fond do të blinim 11000 uniforma me një çmim prej 909 euro copa. Gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të kuvëndit Ministri tha, se për paisjen me uniforma pengesë ka qënë buxheti, i cili ka qënë 2.5 miljon euro që po ta pjestosh për 2000 uniformat e nevojshme, rezulton se buxheti ka dhënë 1250 euro për një uniformë. Me “siguri” ministri kur flet për paisjen me uniforma,nuk ka parasysh VKM Nr. 464, date 2.7.2004 për miratimin e kritereve dhe të normave të trajtimit me uniformë të ushtarakëve të forcave të armatosura të republikës së Shqiperisë, vendim në fuqi për uniforma të kompletuara. Ministri tha se për 100 vjetorin e pavarësisë ushtria do të rreshtohet me uniformat e reja, të projektuar, miratuar e të tenderuar të cilës i mungojne shumë ksesorë, dhe elementet bazë të një uniforme. Megjithse pranoi se është investuar në përgatitjen e uniformës në përdorim të Forcave të Armatosura, sërish ka menduar se duhet një uniformë e re për 2012-2018. Kjo paraprihet nga një mungesë transparence e theksuar, kush e projektojë uniformën, ngjyrat, simbolet, dekoracionet flamujt, pse u hoqën të gjitha simbolet kombetare, kush miratojë simbole të huaja etj. Komisjoni i sigurisë i ka tërhequr vëmëndjen Ministrise Mbrojtjes të tregohet e kujdesshme në respektimin e traditës dhe standardeve të NATO-s në riprojektimin e uniformës së Forcave të Armatosura, si dhe procesi të jetë në përputhje me ligjet. Ai ka kërkuar që, zëvëndësimi i uniformave të ketë një nivel më të lartë se ato egzistuese, ti pergjigjet standardeve të NATO-s. dhe të jenë më cilësore se ajo që kemi në përdorim. Po çfar ka ndodhur, modelet e uniformave dekoracioneve dhe shënjave janë kopjuar nga sitet në internet “shutterstock” “Serbian armed forces” apo ”graphichive”, nuk u respektua asnjë nga këto kritere, transparenca, tradita apo normat e NATO-s. Ministria gjatë punës për plotësimin e standarteve për tu anëtarësuar në NATO, pëgatiti projektin më të plotë e me dinjitoz të veshmbathjes dhe uniformave të realizuar që nga viti 1912 e deri më sot. I gjith projekti i uniformave, dekoracioneve, shënjave dhe gradave, që perdoret në sot në Forcat e Armatosura u bë transparent dhe u diskutua në shtabe e komanda, dhe në fund u shfaq në Pallatin e Kongreseve me datë 17.10.2003, nën drejtimin e stilistit Bujar Kardashi, në sfilatën “Uniformat e FA” dhe u vleresuan maksimalisht. Me këtë uniformë Shqipëria u pranua në aleancën e NATOs. Uniforma respekton dhe pasqyron traditat, kriteret e aleances dhe ligjet e shtetit Shqiptar. Pas mbarimit një nga gjeneralët Amerikan të NATOs u shpreh “kjo uniformë është një aritje dinjitoze në drejtimin Euroatlantik. Një kolonel po i NATOs thonte “një punë e shkëlqyer me drejtim euroatlantik pa ndikime të huaja”. Një gjeneral shqiptar shprehej “tani mund të themi kjo është uniforma e shqiptareve”, “siç thotë çdo vënd i natos kjo eshte uniforma ime”. Por ç’ndodhi me vone, uniformat u deformuan turpshëm për qëllime vjedhjeje. Asnjeherë nuk u prodhua sipas modeleve të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Shumë shënja e simbole e aksesorë u zëvëndësuan me simbole sipas dëshirës së shefit të rradhës. Po jap vetem një shëmbull, me abuzim penal gjigand atë të shënjave të jakës, ku për shtat vjet, janë shpenzuar qindra mira euro për të blerë shënjat e pamiratuara nga Këshilli i Ministrave. Uniformat ceremonjale u kthyen në uniforma fshatarësh, me deformime konceptuale në raport me ato të miratuarat nga VKM. Mungesa e blerjes së uniformës së miratuar, panvarsisht nga fondet e teperta, për vite me radhë çojë në vjetrim dhe tjetërsime të theksuara, duke ulur çdo ditë e më shumë prestigjin dhe paraqitjen estetiko-ushtarake Forcave tona të Armatosura. VKM 503 13.07.2011 për uniformat është një turp kombëtar, ai i kthen uniformat e vitet 85. Ai është financimi dhe tenderimi një vjedhje gjigande, për blerjen e një turpi akoma me gjigand. Është mbulese për shkeljet miljona dollarëshe në këtë sektor të Forcave të Armatosura. VKM 124 4.03.2004. Dhe urdheri nr 551 21.11.2005 për zbatimin e këti vendimi nuk u zbatua kurrë, me efekte miljona dollarë. Nuk u vendosën kurrë, por u zëvëndësuan me ç’ju kish qefi emblemat e trupave Komando Specjale (shih faqen faqe 86 te RrVM) e Studentit f.65, të rregj.Komando faqe 34, e Forcatve Ajrore f 66, Orkestraës Frymore f 81, e Policisë Ushtarake f 80, Shënjat e jakave për të gjith Forcat e Armatosura f 218 etj. Nga totali i shpenzimeve në Ministrinë e Mbrojtjes, 3744 milionë lekë, ose 27 milionë euro, 349 milionë lekë ose 2.5 miljon euro janë dhënë gjithmon për Veshmbathje. Por si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet për blerjen e një sasie më të vogël të të njëjtit mall. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet në të njëjtën kohë kur personeli ushtarak është shkurtuar. Si ka mundësi që kjo shifër të katërfishohet kur normat e përdorimit të uniformave janë të njëjta. Ushtarakët brënda dhe me misionet jashtë vendit konsumojnë gjithsej 27 milionë euro, si ka mundësi që vetëm uniformat sivjet të kushtojnë sa 1/3 e këti buxheti.
    23/07/2012