Publikuar më: 7 Gusht, 2012

Nikki Beach, “thesari” i ri i Dhërmiut

Nga Orgest HABILAJ

Në verë të gjithë kemi një dilemë të madhe. Të gjejmë vendin perfekt për të bërë plazh. Alternativat janë të shumta, duke nisur nga zonat turistike jashtë Shqipërisë, por edhe ato brenda territorit shqiptar. Të ndalemi këtu. E vetmja gjë që mund të të shijojë, është deti Jon, ajri me doza të mëdha jodi që të mbush mushkëritë, ambienti piktoresk, shërbimi prej ‘pashai’ dhe në darkë një vend, ku organizohen festat më fantastike në ‘tokën e shqipeve’. Për të mos harruar diçka të rëndësishme, çmimet me leverdi. Për ata që thonë që ky vend nuk ekziston, e kanë gabim. Është në Dhërmi, në kompleksin ‘Nikki Beach’.

Plazhet dhe gjiret në Dhërmi janë aq të fshehta sa të duhet që dikush të të bëj një guidë paraprake për të eksploruar të gjithë zonën. Një nga plazhet më të mahnitshme është padyshim Drimadhes në Dhërmi. Peizazhet mahnitës këtë verë i është shtuar dhe një kompleks gjigand për të kaluar pushime të mrekullueshme, quhet ‘Nikki Beach’. Menjëherë sapo e shikon ka një të veçantë: të lë me gojë hapur”. Ujë i tejdukshëm, ajri qe të mbush mushkëritë dhe dielli mesdhetar, nuk llogariten. Për të zbukuruar gjithçka është lokali i ndërtuar disa metra mbi nivelin e detit, me ambiente shplodhëse dhe çmime të leverdishme.

Në pak muaj është bërë në vendet më të frekuentuara me pushues nga i gjithë vendi, kjo fal dhe strategjisë së zgjedhur për të ofruar për pushuesit kushte vërtet komode. Çmimet ishin vërtet konkurruese dhe të përballueshme për buxhetin e shqiptarëve. Nëse në të gjithë komplekset e tjera gjen vetëm një kategori njerëzish te Nikki Beach ishin krijuar kushtet që kushdo të gjente veten duke filluar nga të rinjtë e deri te familjarët që kanë fëmijë të vegjël. Ndërthurja ishte bërë në atë mënyrë që pushimet te ‘Nikki Beach’ të kthehen në një relaks për të hequr gjithë stresin e një viti të lodhshëm pune. “Duke qenë në kulmin e sezonit nuk do ishte keq që të paktën një ditë të vetme të frekuentoje ‘Nikki Beach’ për të provuar se nuk mjafton të shkosh jashtë për të provuar parajsën. Është vetëm tri orë e gjysmë larg Tiranës.

Të Shfaqura: 2 Komente
Ja cfarë kënë thënë
  1. Bobi thotë:

    Po cmimet si jane vella. se ne dhermi thone se jane shtrenjte???

  2. Plazhisti thotë:

    Pa frike duhet thene se ky eshte plazhi me i mire ne jug… une skisha qene me pare por u mahnita… investimi ishte goxha serioz dhe mendoj se ka per tu bere plazhi numer nje ne ballkan