Publikuar më: 6 Shkurt, 2013

Haxhinasto, aferë 1 milion USD nën dorë, i jep minierat kanadezit fantazmë

haxhinastoDuket se drejtuesit e LSI-se nuk shqiten nga skandalet me afera korruptive te dyshuara. I fundit eshte ministri i Ekonomise, Edmond Haxhinasto, i cili dyshohet se ka marre 1 milion dollare nen dore per t’ia hequr licencen e fituar me prokurim nje firme te huaj, per t’ia dhene nje tjetre fantazme, kanadeze. Burime te sigurta shprehen se eshte e vertetuar katerciperisht se Haxhinasto me dhune ka kthyer te gjitha procedurat, duke shkelur hapur ligjin e qe nese do te kryhet nje dite hetim, nuk ka asnje element qe e mbron ne anen juridike pasi eshte i zbuluar dhe rrezikon burgimin. E thene me thjesht, firma ka fituar ne garim duke u shpallur fituese, por duke shkelur ligjet dhe pa argumente, Haxhinasto ka urdheruar qe t’i jepej kanadezeve. Cfare e shtyu Haxhinaston te vepronte ne kundershtim me te gjitha ligjet vendase dhe te huaja te ekonomise ?!. Sigurisht nje afere e piste dhe dyshimi eshte se ka marre plote 1 milion dollare nen dore….
Me poshte lajmi i plote me ate qe ka ndodhur…
Ngjarja
Në Nëntor të vitit 2011 Ministria e Ekonomisë zhvilloi tenderin për dhënien e të drejtave të shfrytëzimit minerar për katër miniera të bakrit në Fush-Arrëz, Palucë, Tuc dhe Qaf-Bari.
Në këtë konkurim morën pjesë disa shoqëri, shqiptare dhe të huaja. Pas shqyrtimit të ofertave, komisioni përkatës në Qershor 2012, shpalli fitues kompanin turke BERALB SHA.
Duke qënë se asnjë nga kompanitë e tjera pjesmarrëse në këtë garë nuk paraqiti ankim në lidhje me këtë vendim, shoqëria BERALB SHA, priti që të merrte njoftimin e shpalljes së fituesit nga ministri Haxhinasto. Sipas ligjit ky njoftim do të duhej të dërgohej jo më vonë se 20 ditë nga data e vendimit të komisionit të vlerësimit të ofertave.
Pasi kaluan më shumë se 20 ditë, rreth 4 muaj më pas, në Tetor 2012 ministri Haxhinasto njofton se janë anulluar procedurat e tenderit dhe se pa asnjë procedurë konkurruese të katër këto miniera ja jep shoqërisë kanadeze “Tirex Exploration”!!!!!!
Ky akt i ministrit Haxhinasto është plotësisht dhe haptasi në kundërshtim me ligjin dhe interesat publike.
Anullimi i procedurave të tenderit, pasi ishte shpallur fituesi, bërë kjo pas 4 muajve pasi ishte bërë kjo shpallje, përbën një skandal ligjor.
Shoqëria BERALB SHA, e kundërshtoi këtë akt skandaloz të ministrit Haxhinasto në Komisionin e Prokurimit Publik.
Komisioni i Prokurimit Publik vendosi në Nëntor të vitit 2012 pezullimin e procedurave të mëtejshme në lidhje me këto katër miniera, derisa të përfundonte shyrtimin e ankimit të shoqërisë BERALB SHA.
I ndërgjegjshëm për thyerjen e rëndë të ligjit, ministri Haxhinasto për më shumë se 3 muaj refuzoi të dërgonte në Komisionin e Prokurimit Publik dokumentet përkatëse të kësaj procedure tenderuese, dokumente të cilat u kërkuan nga Komisioni. Vetëm pas paralajmërimit për marrjen e sanksioneve ministari u detyrua të dërgonte dokumentet në fjalë.
Nga ana tjetër, megjithëse Komisioni i Prokurimit Publik kishte urdhëruar pezullimin e procedurave për lejet për këto miniera, Ministria e Ekonomisë  në Janar 2013 pajisi me lejet përkatëse minierare për shfrytëzimin e këtyre katër minierave, kompaninë “Tirex Exploration”!!!
Në datën 22 Janar 2013, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi që të pranojë ankimin e shoqërisë BERALB SHA dhe urdhëroi Ministrin e Ekonomisë që të anulloj vendimin për anullimin e procedurës së tenderit për lejet minierare të minierave dhe për dhënien e këtyre lejeve kompanisë “Tirex Exploration”.
Gjithashtu Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur që Ministri i Ekonomisë të vazhdojë procedurat e konkurrimit dhe të shpallë fitues kompaninë BERALB SHA.
Komisioni ka vendosur që ndaj personave që janë përgjegjës për këto shkelje të merren masa ndëshkuese administrative.
Megjithëse ka kaluar më shumë se 10 ditë nga data e marrjes së vendimit nga Komisioni i Prokurimit Publik,  ministria e Ekonomisë akoma nuk e ka zbatuar këtë vendim të këtij Komisioni edhe pse ky vendim është i detyrueshëm për tu ekzekutuar menjëherë.
Qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë është shprehje e qartë e interesave joligjore dhe korruptive. Ky institucion në mënyrë arbitrare anullon një tender për një pasuri publike, pasi ka shpallur edhe fituesin e tij dhe pa asnjë garë ja jep këtë pasuri një subjekti tjetër, i cili as formalisht nuk mori pjesë në këtë tender.
Më kompromentues bëhet ky akt kur shikon që shkelen haptasi interesat e ligjëshme të një kompanie sikurse është BERALB SHA. Kjo kompani në rreth 6 vjet ka investuar në industrinë minerare rreth 70 miljon USD. Ndërkohë që detyrimi i saj ka qënë që në 30 vjet të investonte 32 miljon USD në industrin minerare.
Kompania BERALB SHA është e vetmja histori e plotë suksesi në koncësionin e minierave të kromit. Kjo kompani ka punësuar rreth 500 punonjës me një pagë mesatare mujore prej 80 mijë Lekë. Jo vetëm kaq por nga aktiviteti i kësaj kompanie punojn edhe dhjetra kontraktore të vegjël dhe të mëdhenjë të zonës dhe më gjerë. BERALB SHA ka kryer investime dhe në interes të publikut dhe të komunitetit të zonës së Pukë, Fush-Arrëz.
Kompania e origjinës e BERALB SHA, në Turqi, ka më shumë se 70 vjet eksperiencë në industrinë minerare
Është më shumë se e cuditëshme se si Ministria e Ekonomisë refuzon (në mënyrë të paligjëshme) kompaninë BERALB SHA të marrë të drejtën e shfrytëzimit edhe të katër minierave të mësipërme, ndërkohë ja jepë këtë mundësi (duke shkelur ligjin) një kompanie tjetër e cila nuk ka asnjë siguri për investimet që do të kryejë.
Ja jep këtë mundësi një kompanie e cila nuk ka asnjë eksperience në industrinë minerare dhe që shifrat “milionëshe” të shpenzuara në Shqipëri më së shumti kanë shkuar për konferenca, seminare, lobime, etj si këto.
Ndoshta fotot e ministrit Haxhinasto me drejtues të kësaj kompanie tregojn dicka.
Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. al thotë:

    ate qe po i beni shqiperise do ta lani mbas 23 qershorit. eshitet shqipewrine ju lsi shpk. moret votat e popullit per tu pasuruar. bashkimi me berishen ishte fundi i shqipereise.