Publikuar më: 21 Shkurt, 2013

Shkëlqim Muça denoncon: Militantët partiakë kanë pushtuar dhe klubin e Tiranës

4Klubet e mëdha të futbollit shqiptar, Dinamo, Partizani e Tirana, janë në ditët e tyre më të zeza. Gjendja e dy të parave njihet, por e njëjta situatë kaotike ka përfshirë dhe Tiranën, 24 herë kampione të vendit. Tirana ndodhet në vendin e katërt të Ligës Superiore, por ndryshimi i tre trajnerëve flet për një situatë që mund të përkeqësohet. Shkëlqim Muça, ish futbollisti dhe ish traineri i Tiranës, ka ngritur zërin dhe ka drejtuar gishtin nga fajtorët.

“Largimi i donatorëve dhe kalimi i klubit në varësi të plotë të bashkisë ka rezultuar një dështim. Situata aty është çorientuar në të gjitha aspektet”, thotë ai në një intervistë për të përditshmen Shqiptarja.com. Dhe me poshtë, denoncon qartazi përfshirjen brutale të politikës në punët e këtij klubi: “Gjatë fushatës së vitit 2011, Lulzim Basha premtoi se ekipin do ta privatizonte, dhe se për çdo vendim do të konsultohej me Memën, Fortuzin, Alimehmetin, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Ekipi sot po përdoret politikisht, është kthyer në një strehë militantësh partiakë të paaftë. Organika është fryrë me të punësuar, dhe drejtuesit e klubit janë të panjohur për botën e futbollit… Askush nuk kërkon llogari për paratë e taksapaguesve. Dëgjojmë se çdo vit janë 500-600 milionë lekë që merren nga buxheti bashkisë, dhe këto lekë kalojnë në duart e militantëve”. Re.Pu.