Publikuar më: 6 Prill, 2013

Studimi, femrat në krye të ndërmarrjeve, më të suksesshme se meshkujt

1Kompanitë që dëshirojnë të kenë një performancë më të mirë dhe të reduktojnë riskun e falementimit duhet të vendosin më shumë femra në nivele drejtuese.

Aftësitë e femrave për të marrë vendime të drejta, sipas studimeve, i bëjnë ato më të prirura të menaxhojnë situatat më të mira në krye të korporatave. Studimi me më shumë se 600 borde drejtorësh tregon se, femrat janë në gjendje të logjikojnë më shpejt të drejtën dhe të marrin vendime. Studimi u publikua këtë javë në “International Journal of Business Governance and Ethics”, bën të ditur Info Albania.

Sipas këtyre të dhënave, drejtorët meshkuj preferojne të marrin vendime, duke përdorur rregullat dhe traditën e të bërit biznes. Ndryshe ndodh me femrat, të cilat nuk janë kaq konservatore, ndërsa i japin më shumë hapësirë kreativitetit dhe iniciativës së tyre.