Publikuar më: 30 Maj, 2013

Tom Doshi plas bombën: Berisha e ka spostuar Jozefinën për Majlindën !

bregu topalliNuk kishte si te ndodhte ndryshe. Mund t’i mbanin te fshehta kulisat brenda PD-se,por jo per shume kohe. Pasi tashme po dalin ne siperfaqe makinacionet e Berishes per perjashtimin e 35 deputeteve nga listat dhe lenien vetem te Jozefines ne Shkoder. Dhe ka qene Tom Doshi nga Kopliku qe ka plasur bomben ne nje miting entuziast nuk ka organizuar më parë Partia Socialiste në qytetin e Koplikut, në skajin më verior të vendit.

Me mijëra njerëz dolën në shesh për të ndjekur takimin elektoral të Partisë Socialiste, e cila është zotuar se goditjen e madhe do e bëjë në Shkodër.

Fillimisht ka folur kandidati Tom Doshi, që tha se do marrin shtatë deputetë në këtë qark. Ai u shpreh se Berisha e ka braktisur Jozefinën, duke e zëvendësuar me Majlindën.

“Në vitin 2009 unë isha i ndarë me Paulinin. Por sot jemi bashkë. Kundërshtari ynë merret përditë me ne, sepse e sheh humbjen dhe humbjen më të madhe do ta ketë në Shkodër.

Brenda kandidatëve që ka venë Sali Berisha ka probleme të trashëguara.

Përfaqësuesi i PD në Malësinë e Madhe e ka pas quajtur Jozefinën moldave.

Probleme kanë me njëri-tjetrin, por problemi më i madh është mes Jozefinës dhe Salës, sepse deri në 2009-ën Jozefina nuk la asnjë grua që të përfshihet në politikë.

Por tani ia ka zënë vendin Majlinda.

Pleqëria bën të vetën dhe Sala e ka spostuar Jozefinën.

Sot ishte dita e fundit e parlamentit dhe Jozefina sulmoi dy kolegët tanë. Dua t’i them Jozefinës se Sul Bushati është një pensionist dhe baba i Tahirit është një qytetar i thjeshtë, por ti bëjua të qartë qytetarëve me çfarë i ndërtove vilat dhe me çfarë i bleve tokat.

Duhet t’i tregosh Shkodrës korrupsionin që ke bërë me tenderat në arsim, rrugë, çdo investim që ka pasur në Shkodër.

Dua t’i them Salës, a ka babë kryeministër dhe djalë si Shkëlzeni që vjedhin kështu? Jeni shembulli më i keq në Shqipëri. Me këtë mbështetje fitorja e PS-së në qarkun e Shkodrës do të jetë 7 deputetë për PS dhe 4 për PD. Fitore, fitore,” tha Doshi.