Publikuar më: 1 Maj, 2013

Vijojnë largimet nga PDIU, Zhaneta Saliu kandidon për Aleancën Popullore në Durrës

zhaneta SaliuLargimet e njëpasnjëshme që po ndodhin nga partia e Idrizit kanë vijuar edhe ditën e sotme. Mësohet se një nga aktivistet më të hershme të çështjes çame dhe një anëtaret e PDIU do të jetë kandidatja e Aleancës Popullore në qarkun e Durrësit. Zhaneta Saliu ka pranuar sot ftesën e ardhur nga kryesia e AP-së për të përfaqësuar komunitetit çam në zgjedhjet e 23 qershorit. Aleanca Popullore dita ditës po gjen një përkrahje të gjerë, jo vetëm në radhët e komunitetit çam, por dhe qytetarë të tjerë të cilët janë ndjerë të zhgënjyer nga përdorimi që i është bërë kauzës çame vitet e fundit. Në një njoftim të Aleancës Popullore bëhet me dije zonja Saliu do të jetë deputete që do të përfaqësojë çamët në parlamentin e ardhshëm. “Ndihemi me shume fat që kemi një përfaqësuese të këtij kalibri dhe jemi me të obliguar se kurrë për t’i dhënë kësaj zonje mbështetjen më të madhe të mundshme. Znj. Saliu është deputetja e parë e ardhshme çame në Parlamentin Shqiptar. Kaq është e mjaftueshme që rreth saj të ketë një aleancë dhe një mbështetje mbarëpopullore. Ky është standardi i kandidatëve të Aleancës Popullore kudo nëpër Shqipëri, standard të cilin kundërshtarët tanë as e kanë ëndërruar ndonjëherë’, thuhet në një njoftim në faqen e Facebook të Aleancës Popullore.