Publikuar më: 14 Qershor, 2013

Tom Doshi fundos Topallin: Ja lidhja sekrete me Pashukun, pasuria dhe marifetet

5Kandidati i Partisë Socaliste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, në një intervistë për gazetën Shekulli, shpërthen në akuza të forta për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Fillimisht ai e akuzon atë për pasurim të paligjshëm.

“Para dy vitesh, edhe për vete edhe për vajzën ka marrë një vilë në Razëm, në vendin më të mirë, ka një ndërtesë katërkatëshe në pedonale në Shkodër që e ka dhënë me qira për universitet. Aty s’lejohet. Dy kate e  gjysmë u është dhënë leje të gjithëve, ndërsa kjo e ka bërë 4-katëshe.

Ajo ka tokë në Velipojë, i ka marrë në Megush, ku ka përvetësuar tunelet ku rrinin tanket, plus i ka detyruar njerëzit që kanë  pasur shtëpitë e vjetra në Piacë për t’i shitur dhe për t’i marrë, por nuk i ka në emrin e vet. Më ka ardhur edhe një ankesë që i kanë marrë njërit një pronë.

Plus apartamentin në Tiranë dhe makina. Edhe burri i vet aksioner në firmë ndërtimi ku ka marrë koncesione për rrugët. Me korrupsionin që ka bërë në Kuvend, nuk ka pranuar asnjëherë që të ngrejë komision.

Udhëtimet që ka bërë ajo, nuk ka lënë asnjë udhëtim, u mbeti merak Arabia Saudite për të takuar sheikët dhe i takoi dhe ata mbetën shumë të kënaqur me të, edhe pse nga mosha pak e vjetër,” thotë Doshi.

Ai thekson se Topalli ka qenë e lidhur me Sigurimin e Shtetit.

“Po, kur ka qenë vajzë e re ka bashkëpunuar në atë kohë. Atëherë e kanë futur në punë. I kanë dhënë edhe shkollën sepse një njeri shumë i afërti saj, që e di vetëm ajo dhe e dinë disa njerëz të  afërm.

Në atë kohë ishte që nëse operativi duhet të takoheshin dy femra bashkë ose operativi dhe ndihmësi. Në ‘87 ka pasur pasaportë të kuqe diplomatike për  të dalë jashtë shtetit. Një i persekutuar  nuk kishte shanse.

Nuk kishin shanse futbollistët që të dilnin jashtë, jo më që të  dalë, të pajiset Jozefina, një vajzë e re. Kishte miqësi me drejtorin e Institutit të  Misrit që i dha shkollë dhe të tjera.

Mik i ngushtë i Ramiz Alisë. Për këtë u bë e mundur edhe marrja e shkollës që se kishte shansin të persekutuari që ishin me nota shumë më të mira,” thotë Doshi.

I pyetur se përse e ka afruar Berisha në parti, ai thekson: “Gjithmonë e kanë simpatizuar moshat e mëdha. Edhe Berisha. Edhe pse e ka afruar në vitin 1996. Por në 2009-n, kur u fut Majlinda, e spostoi Jozefinën. Ky është  mandati i fundit, sepse Luli e ka gjetur një rast te dera edhe i ka thënë akoma ti këtu… Iku koha jote”.

Kandidati socialist tregon edhe se kush është Pashuku, që përflitet shpesh nga përfaqësues të opozitës.

“Pashuku ka vdekur sot. Ka qenë pronar i vilës, ku Jozefina bashkë me një ish-deputet që nuk jeton më sot, në vitin 1996  kjo ka bërë një takim dhe ai e ka marrë në provim aty. Aty dihen se çfarë bisedash janë bërë sepse disponohen edhe kamera që kanë qenë në vila dhe unë e di se çfarë bisedash janë bërë.

E di se çfarë roli kanë pasur dhe si ka hyrë në politikë. Nuk ka merita të saj. Dihet se cila është merita e saj. Turp që ta përfaqësojë ajo parlamentin”.

Të Shfaqura: 1 Koment
Ja cfarë kënë thënë
  1. bejdo malo thotë:

    Ne 1987 Josefina ka takuira nje oficer sigurim i ne Shkoder, ka dal ne takim ne darke, ai i ka thene qe bjer edhe dokumenta e te fejuarit. Pasaporta iu dha nga n drejtori i Sigurimit pasi ejema e saj ishte spiune sigurimi me pseduninimin Shtiza dhe Jozi me b urrin shkoi dy muaj ne Itali( edhe pse epersektutuar) aty per llogari te sigurimit ka bere nje takim ne vatikna per nje agjent sigurimi dhe kur eshte kthyer ka bere nje raport me shkrim. Nga ajo dite nuk ekane quajtur dizinjatorja por Calamanja