Publikuar më: 16 Korrik, 2013

Konfirmohet lajmi i Ama-News, Taçi do i shesë ARMO-n azerëve

2Rreth nje vit me pare agjencia AMA-News ndermori nje seri lajmesh investigative mbi fatin e Albpetrol, rolin e ARMO dhe Azereve. Kompania “Taci Oil” ishte paditur nga azerbajxhanasit per nje borxh te majme dhe qe e fitoi. Ne mungese kikuiditeti duket se biznesmeni shqiptar, i cili po vuan edhe disa gjyqe te tjera e bllokimasetesh per shkak te problemeve qe ka, jo vetem humbi Albpetrol, edhe pse u shpall fitues,por tashme do i kaloje ARMO-n azereve si zgjidhje e mbetur….
Punonjësit e ARMO-s protestojnë sepse kanë muaj pa paguar, por protestojnë edhe kundër ndërhyrjes së “disa segmenteve të caktuara të shtetit”, që bëjnë presion për ta futur në dorë kompaninë e përpunimit të naftës. Ndërkohë që nëpër blogje biznesmeni Rezart Taçi është “shpallur në kërkim”, gazeta Shekulli e ka gjetur atë: Duke bërë negociata në Azerbajxhan, për ta shitur kompaninë në fjalë. Shekulli ka informacione se palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh.
“Transaksioni do të kryhet me bilanc, çka do të thotë se pala blerëse, azerët, përveç të drejtave do të marrin përsipër edhe detyrimet që kompania ARMO ka ndaj shtetit dhe punonjësve të saj”, thotë gazeta. Duket se azerët do të ngulen mirë tek ne, sepse pas Taçit, vjen TAP-i me rrjetin e brendshem te gazit. Kurse “segmentet e caktuara” do të dalin duarbosh.