Publikuar më: 4 Shtator, 2013

Drejtori i “Raiffeisen” zhduku 13 milionë lekë

12Drejtori i një filiali të “Raiffeisen Bank” në Bilisht, u arrestua nga policia e Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e një shume të konsideruar parash nga llogaria e një klienti të bankës.

Arrestimi i B.Topallit u bë mbrëmjen e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Korçës dhe vendim të gjykatës së Korçës nën akuzën e vjedhjes.
Topalli akuzohet për vjedhjen e 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti të bankës , të cilat i ka përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme.